Çimentorja USJE organizimi i forumit për komunikim me palët e interesuara

17.09.2015

Në përpjekjet tona për thellimin e marrëdhënieve dhe komunikim transparent me angazhimin e të ghithë palëve të interesuara, më 17 shtator 2015 Çimentorja USJE organizoi një forum me palët e interesuara. Në forum u prezantua Raporti për përgjegjësi sociale korporative (PSK) dhe zhvillimi i qëndrueshëm për vitin 2014 të pranishëm ishin 65 përfaqësues të gjitha grupeve të interesuar, duke përfshirë pjesmarës nga bashkësia lokale, klientët, kontraktuesit, furnizuesit, bizneset e ndryshme, përfaqsues relevant nga MMJPH, OJQ-ve, përfaqësues relevant nga qarqet akademike, për të diskutuar dhe për të marrë informata kthyese me të dhënat dhe objektivat e publikuara në Raportin tonë.

Aktiviteti u hap me prezantimin e Raporti për PSK për vitin 2014 nga drejtori egzekuitiv, z Boris Hrisafov, i cili është i pari raport i Nivelit të Avancuar sipas kritereve të marveshjes globale të OKB-së e reviduar nga një kompani e pavarur auditimi.

Prezantimi i Raportit u ndoq nga diskutime me synimin e marrjes së informacionit kthyese dhe sygjerimeve për planifikimin dhe përmirësimin e aktiviteteve të ardhshme nga ana e Kompanisë sonë për PSK. Në diskutim, ndër të tjera, morën pjesë përfaqësues të Komunës, Ministrisë së Mjedisit, Sekretariatit të rrjetit lokal të Marveshjes Globale të OKB-së nga Maqedonia, qarqet akademike dhe të biznesit të tjera.

Forumi u mbajt në një atmosferë pozitive, por edhe konstruktive, përveç deklaratave pozitive nga ana e pjesëmarrësve në lidhje me Raportin tonë, dëgjuam edhe rekomandime, sugjerime dhe ide të reja nga pjesmarësit. E gjithë kjo do të na ndihmojë në përmirësimin e agjendës tonë për PSK në drejtim të përpjekjes sonë të vazhdueshme për zhvillimin e PSK-së në vend duke u përpjekur në përhapjen e praktikave tona më të mira.