USJE pjesë e ora e planetit Tokë për radhë të të gjashtë

30.03.2015 

Ме çkyqen  e mullinjve të çimentos, Çimentorja USJE SHA u bashkangjit në aksionin global "Earth Hour". Mulinjtë e kompanisë ngelën  një orë pa furnizimin e energjisë elektrike në periudhën prej orës 20:30-21:30, të shtunën më 28 mars, në të njëjtën kohë mbështetësit e këtij aksioni në mbarë botën e bënë të njëjtën gjë.

Me çkyqen e mullinjve të çimentos USJE kurseu 10 MWh të energjisë elektrike, kjo  është e barabartë me konsumin e energjisë elektrike të 3000 familjeve në Shkup. Përveç çkuqjes së   mullinjve të çimentos, kompania ka fikur edhe energjinë elektrike në objektet e tjera, atje ku nuk u kushtëzua nga masat e sigurisë mbi mbrojtjen në punë.

"Ne Usje jemi të angazhuar në vizionin tonë për të bërë më shumë të mira dhe më pak dëme. Vendimi jonë për tu bashkuar në aksionin global" Earth Hour ", konfirmon qartë angazhimin tonë pro aktiv në mbrojtjen e mjedisit", tha Boris Hrisafov, drejtori gjeneral  i çimentores USJE SHA.

Përveç kësaj, të punësuarit e USJE-s i çkyqën pajisjet elektroshtëpiake dhe u bënë  pjesë e familjes së madhe globale për  kujdesjen e mjedisit.

Menaxheri i Mjedisit pranë çimetores  USJE, në bashkëpunim me komunën e Kisella Vodës të premten mbajti prezantim të shkurtër mbi fushatën globale "Ora e Planetit " për nxënësit  e shkollës fillore Kuzman Josifovski - Pitu. Nxënësit u njohën me fushatën, arsyet për të cilat është e organizuar, objektivat e fushatës,  kush janë zbatuesit e saj etj
Çimentorja USJE SHA tashmë  gjashtë vjet  radhazi është pjesë e këtij aksioni global që ka marrë mbështetjen e qindra miliona njerëzve, kompanive dhe organizatave në 5200 qytete të ndryshme në 135 vende në mbarë botën, e cila është rritur në ngjarjen më të madhe për mbrojtjen e mjedisit.