Nisja e fushatës "në punë pa makinë" nga ana e Punonjësve të  Çimentores USJE SHA

25.03.2015

Punonjësit e Çimentores USJE SHA nga e mërkura,  25 mars , filluan fushatën ”në punë pa makinë." Për të aritur në  punë, punonjësit e USJE-s do përdorin transportin publik,biçikletat, ose ata të cilët jetojnë në afërsi të kompanisë çdo të mërkurë do vijnë në punënë këmbë. Punonjësit të cilët do vijnë në punë me makina vullnetarisht do dhurojnë nga 150 denarë, dhe fondi që do të mblidhet, do t'i dhurohet spitalit  të Fëmijëve për sëmundjet respiratorale -Kozle. Nëpërmjet këtij aktiviteti, menaxhmenti  i  kompanisë dhe punonjësit dua nëpërmjet shembullit individual që ta konfirmojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e  parimeve për e jetesës të shëndetshme.

"Në vitet e fundit në kompaninë tonë  kemi punuar në mënyrë aktive në investime të cilat mundësuan në përfundimin e një proces që është në harmoni të plotë me mjedisin. Angazhimi ynë i sinqertë dhe investimet e rëndësishme janë konfirmuar nga  të gjitha institucionet relevante, ndërsa   Leja A e integruar ekologjike është vetëm një vërtetim në angazhimin tonë në këtë drejtim. Por duke shkuar një hap më tej, ne si qytetarë të Shkupit jemi të vetëdijshëm se trafiku është një nga faktorët kyç ndikimit në mjedisin jetësor dhe prandaj përmes këtij aksioni simbolik, ne si  shembull duam të inkurajojmë edhe të njerëz tjerët të bashkohen në  këtë aksion, "tha Boris Hrisafov, drejtori gjenerali  çimentores USJE SHA.

Sipas të dhënave, mijëra banorëve të Evropës vuajnë nga varësia e makinave të tyre dhe nuk pranojnë të ecin edhe në distanca më të shkurtra. Kjo shprehi ka  ndikim  negativ në shëndetin e njeriut dhe mjedeisin jetësor, poashto kjo ka një impakt negative edhe në ekonominë familjare. Prandaj, ideja e këtij veprimi është që të krijojmë shprehinë e të mos përdorurit  të automobilit kur ajo nuk është e nevojshme.

USJE u bën thirrje edhe  dhe institucioneve të tjera, kompanive dhe shoqatave për të bashkuar me këtë lloj të aktivizmit dhe me  shembullin i tij personal dhe angazhim  të kontribojnë në masovizimin e këtij veprimi për ndryshimin  vetëdijes dhe shprehitë.