Donacion i Çimentores USJE ka sjellur kushte më të mira për nxënësit e shkollës fillore Kiril Pejçinoviq

04.03.2015


Kryetari i Komunës së Kisella Voda Biljana Beliçanec-Aleksiç sot, së bashku me drejtorin general të  çimentores USJE SHA Boris Hrisafov, vizitoi shkollën fillore "Kiril Pejçinoviq" që u renovua kohëve të fundit. Gjegjësisht, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes  komunës dhe kësaj kompanie , si pjesë e programit të  Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Kisella Voda, në këtë objekt u bë zëvendësimi i dritareve të vjetra dhe të amortizuara me të reja. Përveç kësaj, janë pastruar dhe të gjitha 230 radiatorët e ngrohjes qëndrore dhe zëvendësimi i ventilave, dhe pastaj u bë edhe lyerja e brendshme dhe ndrimi i dyerve të klasave.
Investimi i përgjithshëm është me vlerë rreth 22 000 euro, donacion i bërë nga çimentorja USJE, si pjesë e programit për përgjegjësisë sociale. Në shenjë të mirënjohjes për përfshirjen aktive në zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit në komunën e Kisella Voda, Kryetari Beliçanec-Aleksiq i dorëzoi mirënjohjen drejtorit gjeneral të kompanisë Boris Hrisafovit.

-Praktikat  e mira të veprimit të përgjegjshme që çimentorja USJE tregon përmes projekteve konkrete, të tilla si kjo, në shkollën fillore "Kiril Pejçinoviq" janë një  mbështetje e rëndësishme në zbatimin e masave të e komunës për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës për gjithë banorët tanë. Me rinovimin e objektit, u arrit jo vetëm përmisimi i  imazhit të shkollës, por edhe përdorimi më i madh i masave për efikasitetin  energjetik, i cili është një nga qasjet strategjike  të pushtetit lokal. Është e rëndësishme që kompanitë që të zbulojnë rolin e tyre dhe mundësinë për  ndikimin në zhvillimin e shoqërisë. Kjo është arsyeja pse e falënderoj çimentoren USJE dhe shpresoj që të vazhdojë politikën e saj të vazhdueshme në punën mbi përgjegjësinë korporative shoqërore, tha kryetari Beliçanec-Aleksiq me rastin e dorëzimit të  mirënjohjes.
Drejtori i Çimentores USJE theksoi se  bashkëpunimi i mirë që ka me Komunën e Kisella Voda nëpërmjet zbatimit të projekteve të ndryshme do të vazhdojë edhe  në të ardhmen.

- Një nga prioritetet e Çimentores USJE është  pjesëmarrja dhe implementimi i aktiviteteve në interesin e përgjithshëm. "Partneriteti me shkollat" është një projekt që synon rritjen e sigurisë dhe shëndetin e fëmijëve në kopshte dhe shkolla në komunën e Kisella Vodës, në të cilat ne si kompani jemi të përkushtuar për gjashtë vjet. Një nga aktivitetet e fundit në këtë projekt është zëvendësimi i 40 dritareve të vjetëruara me të reja dhe energjikisht efikase në "Kiril Pejçinoviq". Ky donacion prej rreth 1.5 milion denarë dhe punës vullnetare të  punontorëve të çimentores USJE i përmirësuan dukshëm kushtet në këtë shkollë. Ne vazhdojmë të punojmë në implementimin e projekteve të tilla në partneritet me komunën, në drejtimin e përmirësimit  të  kushteve të qëndrimit të fëmijëve të moshës parashkollore dhe të moshës shkollore në lagjen tonë, tha Boris Hrisafov, drejtori general i  çimentores USJE SHA.