Shitja e një pjese të vogël të akcioneve të Grupacionit TITAN në Ballkanin Perëndimor

Titan Cement Company SA shpall investimin kapital prej 50 milionë euro nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) në fabrikat e TITAN-it në Maqedoni, Serbi dhe Kosovë. Me këtë transaksion fondi IFC përfitoi rreth 11.5 % në operacionet e TITAN-it në vendet e mësipërme.

Me këtë TITAN e zgjeroi bashkëpunimi në rajon me një institucion të tillë si IFC e cila kishte zanafillen me fabrikën në Shqipëri dhe pritet që të shtojë vlerë të konsiderueshme të investimeve të TITAN-it në Evropën Juglindore.

TITAN është prodhues i pavarur i çimentos dhe materialeve tjera të ndërtimit me 110 vjet përvojë në industri. Selia e Grtupacionit gjendet në Greqi dhe posedon fabrika çimentoje në 9 vende , Organizimi është ndarë në katër segmente gjeografike: Greqi dhe Evropë Perëndimore, SHBA, Evropa Juglindore dhe Mesdheu. Gjatë gjithë historisë së saj TITAN ka për qëllim për të kombinuar përsosmërinë operacionale me respekt për njerëzit, shoqërinë dhe mjedisin.

Në vitin 2011, Grupacioni realizoi shitje prej 15,3 mil. ton çimento dhe materiale tjera ndërtimore, 3.7 mil. m3 beton të gatshëm, 10.9 mil. ton agregate dhe materialeve të tjera ndërtimi si blloqe betoni, mortaja të thatë etj. Informacione financiare dhe informacione të tjera më të hollësishme janë në dispozicion në faqen e internetit të grupacionit ΤΙΤΑΝ: www.titan-cement.com