DEBATË PUBLIKE PËR PËRDORIMIN E LËNDËVE DJEGËSE ALTERNATIVE NË ÇIMENTOREN USJE

Çimentorja USJE SHA Shkup, duke ndjekur eksperiencat pozitive botërore për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ka filluar Projektin për futjen e lëndëve djegëse alternative në procesin e prodhimit. Me këtë projekt si lëndë djegëse alternative përfshihen fraksionet e mbeturinave të parezikshme si: biomasa dhe RDF karburanti (Refuse Derived Fuels) prej fraksioneve të mbeturinave komunale që s’mund të përdoren për qëllime tjera.

Sipas procedurës për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor projekti: "Aplikimi i lëndëve djegëse alternative në çimentoren USJE " organizoi një debatë publike për këtë iniciativë më datë 18.04.2012 në Komunën e Kisella Vodës.

Seanca publike u ndoq nga përfaqësuesit e pushtetit qëndror dhe qeverisjes lokale, nga menaxherët e lartë të USJE-s dhe përfaqësuesit e firmës të pavarur konsulente që ka përgatitur Studimin për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor.

Eksperti i autorizuar për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor prezantoi projektin dhe i përshkroi kërkesat ligjore, procedurat për vlerësimin e ndikimit në mjedit jetësor, aktiviteteve të planifikuara, dhe pritjet nga ky projekt.

Seanca publike u zhvillua në një atmosferë pozitive me diskutimin të gjërë midis përfaqësuesve qeveritare, akademikët dhe popullata lokale.

Të gjithë të pranishmit u pajtuan se ky projekt do të ketë një ndikim pozitiv dhe do të nënkuptojë krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për mbledhjen dhe trajtimin e fraksioneve të mbeturinave, duke shfrytëzuar potencialin e energjisë së tyre dhe reduktimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile dhe emetimet e gazrave të serës(CO2).

Ne besojmë se përdorimi i lëndëve djegëse alternative në procesin e prodhimit do të japë një kontribut shtesë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë tonë.