Çimentorja USJE në iniciativën Maqedoni Pa Mbeturinave 2012

Ne jetojmë në një planet të bukur, por jeta moderne e bën atë të ndotur. Kjo mund të ndryshohet. Çimentorja USJE është e angazhuar në përmirësimin e mjedisit , ne poashtu jemi të vetëdijshëm për sfidat që bart ky aktivitet, kjo arrihet me ndryshimet pozitive dhe aksione të përbashkëta.

Aksioni „World cleanup 2012“ zhvillohet në mbi 100 vende në të gjithë botën, nga muaji mars deri në shtator. Në nivel global, tonelata mbetjesh planifikohen që të mblidhen, edhe vendi jonë do jetë pjesë e këtij aktiviteti. Me rastin e “Ditës së Tokës” më datë 21 prill 2012, në komunën e Kisella Vodës, Dojranit, Strugës dhe Sarajit, dhe më 22 prill në komunën e Likovës u zhvilluan aktivitete pilot , si fillimi i një fushate për ti pastruar deponiat e egra "Maqedonia pa Mbeturina 2012", më ç’rast Maqedonia i bashkohet iniciativës globale për të pastruar mbeturinat Let's Do It! World 2012.

Zbatimi i konceptit të vullunterizmit korporativ, udhëhequr nga angazhimi ynë për kujdesin mjedisore punonjësit e Çimentores USJE me kënaqësi u bashkuan në këtë nismë. Gjatë fundjavës ne ju përveshëm punës. Më shumë se 40 të punësuar, përfshirë edhe menaxherë ndihmuan si vullunterë në mbledhjen e mbeturinave në komunën e Kisella Vodës në 3 lokacione: Rasadnik, rrugën Boris Trajkovski, dhe në afërsi të fabrikës. Mbeturinat nga deponitë e egra u mblodhën dhe u selektuan në qese me ngjyra të ndryshme në mënyrë që të lehtësohej transporti, ndarja dhe riciklimi i mbeturinave.

Mbështetja jonë për aksionin " Let's Do It! Maqedoni"është në përputhje me iniciativën tonë strategjike për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të përgjegjësive korporative sociale. Në të njëjtën kohë, me veprime si ky, Çimentorja Usje dhe aktivitetin vullnetar të punonjësve të saj, kontribuon në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve që jetojnë përreth fabrikës.