Çimentorja Usje në takimin e parë Rajonal të Punës të rrjeteve lokale të marveshjes Globale të Europës Jug-Lindore

 

Më 3 shkurt 2012, Rrjeti Compact Global Hellas organizoi takimin e parë rajonal të rrjeteve lokale të marveshjes Globale të Europës Jug-Lindore. qëllimi  i  diskutimit ishte identifikimin i sfidave sociale dhe mjedisore që përballen me  rrjetet lokale në rajon. Pjesëmarrësit ishin përfaqësues të rrjeteve nga Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Rumania, Sërbia dhe Turqia.
Gjatë këtij takimi, grupi i analizoi parimet Globale të OKB-së  dhe korelacionin e tyre me  të drejtat e njeriut dhe anti-korrupsionin, me shembuj specifik nga kompanitë rajonale, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe mësimet e nxjerra. Çimentorja Usje ishte një nga përfaqësuesit e rrjetit UNGC-Macedonia, duke u prezantuar me temën: "Përgjegjsitë korporative sociale dhe të Drejtat e Njeriut. Rastin e biznesit në sektorin e çimentos"
Prezantimi përfshiu rishikim të përgjegjësive korporative sociale në aspektin e të drejtave të njeriut përmes përpjekjeve të kompanisë për të promovuar mundësi të barabarta si dhe shëndetit dhe sigurisë në punë. Qëllimi për një biznes të udhëhequr  në këtë mënyrë është krijmi i një mjedis motivues dhe i shëndetshëm i punës me zero lëndime dhe aksidente në punë, i cili krijon mundësi të barabarta për përparim dhe zhvillim për të gjithë punonjësit.
Në këte takim u ekspozuan mënyrat më të cilat Çimentorja USJE kontribuon në sigurinë dhe shëndetin në mjedisin e tij të punës dhe më gjerë duke marrë parasysh jo vetëm punonjësit e saj, por edhe furnizuesit dhe kontraktuesit e saj të jashtëm. Poashtu, praktikat që garantojnë sigurinë nëpërmjet programeve të PSK(Përgjegjsitë korporative sociale) që janë transferuar tek komuniteti dedikuar për gjeneratat e reja në shkollat ​​fillore të komunës.
Në kuadër të Rrjetit të Maqedonisë të Marveshjes Globale, USJE shpreh  gatishmërinë për të ndarë përvojën e saj dhe njohuritë me anëtarët në mënyrë që të zhvillojë një kulturë që do të sigurojnë sigurinë në kompanitë, por edhe në mjedisin më të gjerë. Kjo do të arrihet nëpërmjet info-takimeve, këshillimit, konsultimit dhe implementimin e projektit "Partneritetit me shkolla" nga ana e anëtarëve.