Përgjegjësia e përbashkët shoqërore

Përgjegjësia e përbashkët shoqërore (PPSh)  është pjesë e integruar e filozofisë së Grupit Titan dhe në masë të madhe e dirigjon dhe udhëheq mënyrën e punës dhe mënyrën e ushtrimeve të aktiviteteve të biznesit prej fillimit tanë.

Për Titan dhe kompanitë e tij, Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE PPSh-ja nuk është një ushtrim për raportin me publikun, por është për të ndërmarrë aksion me qëllim të arrihen sfidat sociale dhe ata të ambientit jashtë obligimeve ligjore. Definicion i shkurtë për përshkrimin e kësaj qasjeje është siç vijon:

“Ne  kuptojmë se termi Përgjegjësia e përbashkët shoqërore i përket një perimetri më të gjerë të aktiviteteve, programeve dhe shërbimeve për aksionarët tanë (të brendshëm dhe të jashtëm) të cilët i kemi organizuar vullnetarisht dhe të cilat i zbatojnë aktivitetet shumë më lart se ajo që kërkon ligji prej nesh.”

Titani ka mbështetur shumë iniciativa nga fusha e PPSh. Kompania iu bashkua Grupit “kundër përjashtimit shoqëror” të Zhak Dellorit, e formoi rrjetën greke për Përgjegjësi të Përbashkët, e nënshkroi Marrëveshjen Globale të Kombeve të Bashkuara në vitin 2002 dhe merr pjesë në Këshillin Botëror të Biznesit për Zhvillim të Qëndrueshëm (WBCSD)

Politika e USJE-s për PPSh-në është e zbatuar në ato sfera ku Grupacioni Titan ka përvojë dhe njohje të përkryer – kusht i nevojshëm për vlerë plotësuese të cilën synojmë ta arrijmë.

Prandaj tri fushat ku i kemi përqëndruar përpjekjet tona janë:

   • Arsimi
   • Mjedisi jetësor
   • Shëndeti dhe siguria në vendin e punës

Projekte lidhur me PPSh-në

Përgjegjësia e Përbashkët Shoqërore dhe zhvillimi i qëndrueshëm luajnë rol kryesor në aktivitetet e Grupacionit Titan dhe Fabrikës së Çimentos Sh.A. USJE dhe ato ishin pjesë e kulturës sonë me dekada me radhë.

Ne i vendosëm në strategjinë tonë korporative dhe sistemin e vlerave jo vetëm për shkak të përgjegjësisë, por së pari sepse jemi të bindur se krijojmë përfitime në shoqëritë ku punojmë si edhe për aksionarët tanë.

Në vitin 2008, Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE implementoi shumë projekte dhe aktivitete për PPSh-në, për punëtorët e vet:

   • Donacione të ndryshme
   • Shpenzime shtesë (pensionim apo invaliditet)
   • Ndihmë në të holla të punësuarve tanë
   • “Zhdëmtim” në të holla për të afërmit (vdekje natyrore)
   • Këshillim për karrierën e fëmijëve të të punësuarve
   • Festa për Krishtlindje për fëmijët
   • Bursa për të punësuarit dhe fëmijët e tyre
   • Bonuse shtesë për pushime
   • Dhurata për Krishtlindje
   • Dita e gruas
   • Mjek për Gratë
   • Shpërblim
   • Shpërblime jubilare (stazh i vazhdueshëm në Kompani) 

Si Plotësim, Usje mundësoi përkrahjen e PPSh-së së saj ndaj komunitetit dhe bashkësisë me të madhe:

1. Programi vjetor për bursa
Dy bursa në vit u jepen studentëve më të mirë për studime pasuniversitare në ALBA Athinë, Greqi. Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE i mbulon krejtësisht shpenzimet për shkollim dhe kompensim mujor për mbulim të shpenzimeve të jetesës.

2. Rregullim i Hortikulturës të oborreve të shkollave tetëvjeçare në Komunën Kisella Voda
Mbjellje pemësh dhe lulesh si rregullim të hortikulturës së oborreve të shkollave tetëvjeçare në Komunën Kisella Voda.

3. Programi për arsim profesional të të rinjve të papunësuar të bashkësive përreth
Pjesëmarrësit e papunësuar njihen me njohuritë teorike dhe praktike të mirëmbajtjes së makinerive, prodhimit të çimentos, shëndetit dhe sigurisë dhe çështje që lidhen me mjedisin jetësore që të përforcohen dhe mbështeten perspektivat e tyre profesionale.