Njerëzit Tanë

Njerëzit tanë kanë vendin qendror në gjithçka që kryejmë. Pikërisht për shkak të përkushtimeve dhe talenteve të tyre, Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE ka sukses më shumë se 50 vite.

Respektimi i të drejtave të punëtorëve tanë dhe theksimi i zhvillimit të punëtorëve janë elemente thelbësorë që Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE t’i arrijë rezultatet e veta. E nxisim punësimin e bashkësisë lokale në të gjitha nivelet dhe përqendrohemi në marrjen, zhvillimin dhe mbajtjen e njerëzve më të mirë të cilët do t’i mbështesin strategjitë tona afariste dhe që të sigurojmë vazhdimisht suksese. Kompania jonë afron mundësi për të gjithë njerëzit pa dallim gjinie. Për një kompani të industrisë së rëndë, USJE ka punësuar shumë gra (mbi 12%) dhe më shumë se 24% në menaxhimin e Kompanisë janë gra.

Që të mund t’i vlerësojmë pikëpamjet e njerëzve tanë në fushat e ndryshme ne rregullisht kryejmë hulumtime midis tyre dhe kemi “linja komunikuese direkte”, sidomos për çështje siç janë shëndeti dhe siguria, mbrojtja e mjedisit jetësor, ryshfeti dhe korrupsioni, të drejtat e njeriut dhe mundësitë e barabarta.

Qëllimet e përbashkëta të Kompanisë përfshijnë zhvillim të karrierës dhe planifikim të trashëgimisë, zhvillim të aftësive dhe kompetencave multidisciplinore të niveleve të ndryshme të hierarkisë, vlerësim të rezultateve dhe trajnim, si dhe përcjellje të aftësive dhe përvojës personelit indirekt.

Sipas legjislaturës nacionale, përfaqësuesit e të punësuarve kanë të drejtë të bëjnë mbledhje me menaxhmentin më të ulët në cilëndo kohë, ku të gjitha çështjet e rëndësishme, në çdo kohë, përcillen direkt te Drejtori ekzekutiv dhe mandej te Këshilli i drejtorëve.

Ne i konsiderojmë të punësuarit tanë si ambasadorët më të rëndësishëm të vlerave, synimeve dhe parimeve tona dhe presim që sjellja jonë ta zmadhojë pjesëmarrjen e të punësuarve dhe t’i mbështesë vlerat korporuese.