Prodhimet tona


Prodhimet e çimentos

Prodhimet e ngjashme të çimentos janë përdorur për ndërtimet greke dhe ato romake pare më shumë se 2000 vjet, megjithatë çimentoja bashkëkohore për herë të parë ishte prodhuar në gjysmën e parë të shekullit nëntëmbëdhjetë.

Çimentoja është lëndë e parë që përdoret për prodhimin e betonit si edhe të prodhimeve të tjera ndërtimore të cilat kanë dedikim të ndryshëm. Çimentoja, si materi e pluhur lidhëse është pjesë e grupit të agjendave joorganike hidraulike lidhëse.

Agjenset hidraulike lidhëse bëhen të forta në pranim të ujit prej të cilit fitohen prodhime të kristalizuara të cilat nuk shkrihen në ujë. Për shkak atë agjentet hidraulike lidhëse bëhen të forta në ujë, d.m.th. nuk ndryshohen në ekspozimin permanent të ujit.

Çimentoja është një nga materialet më të rëndësishme dhe më të shfrytëzuara në ndërtimtari. Para se të forcohet fort lidhet me mineralët dhe agregatet e tjera, çelik, tulla, me çfarë mundësohet përdorimi i gjerë në dizajnin e  ndërtimeve nga betoni i zakonshëm, betoni i forcuar dhe betoni i parashtrënguar, muret e tullave dhe e gurëve natyror, si edhe në dizajnin e mbështjelljeve të brendshme dhe të jashtme prej llaçit e tj.

Fabrika momentalisht prodhon tri lloje të çimentos “Portlland”  dhe lidhës hidraulik “Usjemall”:


*) 45S – a class of cement with ordinary early (at 3 days) compressive strength indicated by C

Çimentoja jonë e përhime “Portlland” është material lidhës me cilësi të lartë dhe më rentabilitet të lartë. I kënaq të gjitha kërkesat e përdorshme kimike dhe fizike dhe përdoret në të gjitha sferat të ndërtimtarisë për ndërtimin e shtëpive, banesave, shkollave, spitaleve bile edhe tuneleve dhe aerodromeve.

Çimentoja jonë e përhime “Portlland” është lloj i çimentos që bëhet nga klinker i bluar, gips dhe pozollanë natyrore (lënda e parë që fitohet nga shkëmbat vullkanik)dhe hiri i qymyrit. Klientët i përdorin këto lloje të çimentos për çdo punë ndërtimore, megjithatë, përdorimi kryesor e kanë për projektet ndërtimore të cilat janë në kontakt të vazhdueshëm me ujë ose të cilat ndërtohen në tokë të lagët.

Kontakt

Rr. Boris Trajkovski 94.
1000, Shkup Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel: 00389 (2) 2782 500
Fax: 00389 (2) 2786 314

Për kontakte dhe informacione më të hollësishme kliko këtu