Grupacioni TITAN çimento - Rezultatet vjetore për vitin 2009

REZULTATET FINANSIARE

Përfitimi i Grupacionit TITAN në vitin 2009, ishte gjithsej 1 361 milion euro, që paraqet zbritje prej 13,8% në krahasim me vitin e kaluar. EBITDA ra për 13,2% dhe arriti 330 milion euro. Përfitimi i Grupacionit para tatimit arriti 158 milion euro me zbritje prej 24,7%. Përfitimi neto i Grupacionit, pas pjesëmarrjes së pakicës dhe tatimit, arriti 123 milion euro, që paraqet 40,7% më pak në krahasim me vitin e kaluar, përderisa përfitimi pas veprimit ishte 1,52 euro vitin e kaluar.

Duhet të ceket se kredia tatimore e çregullt prej 22,2 milion eurosh të cilin e shënoi në vitin 2008 dhe të ardhurat e veçanta për përgjegjësi shoqërore që ishte imponuar në të ardhurat e ndërmarrjeve greke në vitin finansiar 2008 ishte 10,9 milion euro të cilin Grupacioni e shënoi në vitin 2009 ndikonte në bazat e krahasimit të 2009-ës me vitin paraprak. Pra ashtu, përfitimi neto u zvogëlua për 27,6%, përkatësisht në 134,3 milion euro.

 

€ mil.

Q4 2009

Q4 2008

% dallimi

2009

 2008

% dallimi

Të ardhura

314,3

394,9

(20,4%)

1.360,6

1.578,5

(13,8%)

EBITDA

71,8

89,1

(19,4%)

329,8

380,1

(13,2%)

Përfitim para tatimit

29,9

30,6

(2,1%)

158,1

210,0

(24,7%)

Fitim neto*

Fitimi neto krahasues*

19,7

30,6

45

38,4

(56,2%)

(20,3%)

123.4

134,3

208,2

185,6

(40,7%)

(27,6%)

*pas tatimit dhe pjesëmarrje të pakicës

 

Kriza afatgjate, e thellë në sektorin e ndërtimtarisë në SHBA, rënia e ndërtimit banesor në Greqi dhe rënia e madhe e tregjeve të Evropës Juglindore kishin ndikim negative mbi rezultatet e Grupacionit.

Në Greqi, aktivitet ndërtimore dukshëm u zvogëluan në vitin 2009. Sipas Entit Shtetëror për statistikë të Greqisë, volume i aktiviteteve ndërtimore me numër të lejeve ndërtimore të dhëna në vitin 2009 ka rënë për 26% në krahasim me vitin 2008. Kjo ndikonte drejtpërdrejti në shfrytëzimin e çimentos, që vlerësohet të ketë rënë me përqindje të ngjajshme. Si rezultat i kësaj, EBIDTA në Greqi dhe Evropën Perëndimore shënoi rënie prej 24% në krahasim me vitin 2008 dhe ishte 1238 milion euro.

Në SHBA, kërkesa e materialeve ndërtimore vazhdoi me rënien e dukshme edhe këtë vit. Sipas Lidhjes për Çimento të Portlandës, konsumimi i çimentos në SHBA ka rënë për 27% në vitin 2009 në krahasim me vitin e kaluar. Ndërtimi i objekteve banesore përjetoi rënie prej rreth 75%, prej nivelit të lartë në vitin 2006 në nivel më të ulët në dekadat e fundit. Në të njejtën kohë, kriza e tregut me tëpatundshme komerciale u thellësua, përderisa paketa stimuluese finansiare nuk u fut mjaftueshëm shpejtë për të ndikuar dukshëm në konsumimin e çimentos gjatë vitit 2009. Përfitimi operativ u zvogëlua për 40% dhe arriti pothuajse 26 milion euro.

Në Evropën Juglindore ndikimi negative i recesionit global ekonomik solli gjer te ulja e dukshme e gjitha tregjeve rajonale dhe kërkesës së zvogëluar të produkteve tona në rajon. Ndërtimi i një fabrike të re në Shqipëri përparoi sipas të planifikuarës gjatë vitit dhe në momentin është në fazë të përgatitjes së pritjes së fillimit të punës. E tërë EBITDA në Evropën Juglindore u zvogëlua për 30% dhe ishte 74 milion euro.

Në rajonin e Mediteranit Lindor kërkesa e ritur në Egjipt (për 25 % në 2009, sipas statistikës zyrtare) në kombinacion me akuizitat e Grupacionit në vitin 2008 në Egjipt dhe Turqi solli gjer te përmirësimi i dukshëm në rezultatet finansiare. Startimi i vijës së re prodhuese në Beni Suef, Egjipt në nëntor të vitit 2009 më filloi me të ardhura pozitive në rezultatet të Grupacionit. EBITDA për vitin 2009 u zmadhua për 62% duke arritur 103 milion euro.

Në vitin 2009, Grupacioni vazhdoi me investimet e veta në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në Egjipt dhe ndërtimit të fabrikës së re grinfilld në Shqipëri, dy vende në zhvillim me potencial pozitiv zhvillues dhe demografik. Këto dy projekte të mëdha, që apsorbuan pjesën më të madhe të investimeve kapitale të Grupacionit në vitin 2009 që janë 166 milion euro, u mbaruan në kohë dhe në përputhshmëri me buxhetin.

Me qëllim për t’ju përshtatur kushteve egzistuese, Grupacioni TITAN mbetet e fokusuar në zvogëlimin e detyrës nëpërmjet gjenerimit të rrjedhave pozitive të parave dhe i vazhdon përpjekjet e veta për udhëheqje me likuiditetin. Shpenzimet e thjeshta, administrative dhe për shitje (SGA) për vitin 2009, në krahasim me vitin e kaluar u zvogëluan për 15%. Në të njejtën kohë, borxhi neto i Grupacionit u zvogëlua për 143 milion euro në krahasim me fundin e vitit 2008.

Gjatë vitit 2009, Agjensioni për rejting kreditor Standard & Poor’s dy herë e rangoi Grupacionin në vendin më të lartë: hera e parë në tremujorin e parë prej statutit negativ kreditor të perspektivës stabile dhe hera e dytë në tremujorin e fundit prej perspektivës pozitive stabile. Rejtingu afatgjatë i Grupacionit edhe më tej është BB+.


NGJARJE TË RËNDËSISHME PAS BILANSIT TË GJENDJES

Në SHBA, Korpusi Inxhinjerik Amerikan i Armatës (ACE) në 1 shkurt 2010 e lajmëroi nënshkrimin e Vendimit (Record of Decision) që e vendos rrugën për leje të reja për shfrytëzim në rajonin e Lejk Bellt, Floridë. Vendimi ka të bëjë me 9 kërkesa për leje nga ana e shtatë ndërmarrjeve, mes të cilave edhe ndihmësja e Titan-it në Amerikë, Tarmak Amerikë. Ndërmarrja së shpejti prêt të merr lejen për shfrytëzim, i cili nuk pritet të ketë ndikim të madh në punën momentale dhe profitabilitetit, në kontekst e kushteve të përhershme të tregut në krizë.  Mirëpo, ai e zvogëlon pasigurinë dhe i lejon Titan-it koncentrim afatgjatë të shkëlqyeshmërisë në punimin e kujdesit për mjedisin.


PARASHIKIME PËR VITIN 2010

Egziston optimizëm me rezervë në lidhje me ekonominë botërore në vitin 2010, edhe pse për shkak mossigurisë momentale çfarëdo parashikime shfaqin sfidë.  Sa i përket materialeve ndërtimore presim, në përgjithësi, ngritje në vendet në zhvillim dhe në ekonomitë e posa krijuara dhe stagnim ose rënie në vendet e zhvilluara.

 Greqi presim rënie të mëtutjeshme në sektorin e ndërtimatrisë dhe, si pasojë prej kësaj, në konsumimin e çimentos dhe tjerave materiale ndërtimore. Kufizimi i fuqisë konsumuese të qytetarëve në masat për ristrukturim dhe reformë të ekonomisë greke, paralel me pasigurinë e cila doli nga kushtet jo të përshtatshme ekonomike të kredive, pritet të rezulton në rënie të mëtutjeshme të kërkesës për patundshmëri. Në të njejtën kohë, oferta e hapësirës banesore mbetet e madhe dhe me siguri e njejta nuk do të absorbohet me kalimin e vitit.

Në SHBA nuk presim ritje të dukshme të trendit në sektorin e ndërtimtariës në vitin 2010. Për vitin 2010, Lidhja e Çimentos së Portlandës parashikon ritje prej 5% të nivelit të rënë të konsumimit të çimentos në vitin 2009. Kjo ritje i përfshinë efektet potenciale të masave të ndërmarra nga ana e qeverisë amerikane për forcimin e tregut të patundshmërive dhe stimulimit të objekteve publike. Çdo ritje parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2010 duke pasur parasysh se konsumimi vazhdon të bie në tre muajt e parë të vitit.

Në tregjet e Evropës Juglindore nuk priten ndryshime të dukshme në krahasim me vitin 2009 në lidhje me aktivitetet e ndërtimtarisë. Presim që konsumimi i materialeve ndërtimore në rajon do të vazhdon me trendin e saj të ulët. Sidoqoftë, rezultatet e Grupacionit do të forcohen me fillimin e punës në fabrikën në Shqipëri me kapacitet prej prej 1,5 milion ton.

Në Egjipt pritet që konsumimi i çimentos edhe më tej të ritet, por me intenzitet më të vogël prej atij në vitin 2009. Kjo rijte, në kombinim me kapacitetet e ritura prodhuese të Grupacionit duke ju falemnderuar vijës së tyre prodhuese që ishte lëshuar në punë në nëntor të vitit 2009 në fabrikën në Beni Suef, pritet që të ndikoj pozitivisht mbi rezultatet e Grupacionit në rajon.

Në Turqi presim që tregu të fillon të përmirësohet në vitin 2010.

Çmimet e naftës filluan të riten dhe nëse ai trend vazhdon në vitin 2010, pritet që ajo të ndikojë negativisht mbi rezultatet e Grupacionit në gjysmën e dytë të vitit 2010.
Grupacioni do të vazhdon të koncentrohet në redukimin e huazimit të jashtëm me kufizim të investimeve dhe kontrollim të mjetëve rrjedhëse. Përpjekjet për kontrollimin e shpenzimeve në vitin 2009 do të vazhdojnë edhe në vitin 2010.

Grupacioni mbetet i koncentruar në katër prioritetet e saj strategjike, të cilat janë diversifikim gjeografik i çimentos, përmirësim i vazhduar në pikëpamje të shpenzimeve dhe konkurencës, integrimit vertical në materialet ndërtimore dhe koncentrim në resurset njerëzore dhe përgjegjësisë korporative shoqërore.


REZULTATET FINANSIARE TË NDËRMARRJES

Në nivel të ndërmarrjes amë, përfitimi arriti 450,1 milion euro ose rënie prej 18%, përderisa EBITDA arriti 119,5 milion euro ose rënie prej 20% si pasqyrë e rënies së shitjes së tregut shtëpiak. Neto përfitimi pas tatimit dhe pjesëmarrjes së pakicës u zvogëlua për 50% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur 46,4 milion euro.

Bordi i drejtorëve të Titan Çimento Co, S.A. do t’i rekomandon asamblesë vjetore të aksionarëve, e caktuar për 18 maj të vitit 2010, dividend prej 0,18 euro për aksion përkundër 0,42 euro prej vitit të kaluar. Dividenda e rekomanduar e pasqyron prioritetin e Grupacionit për ruajtjen e likuiditetit për pozicionim më të mirë për shkak të ballafaqimit me sfidat në vitin 2010.

Titani është prodhues i pamvarur i çimentos dhe materialeve ndërtimore me përvojë 100 vjetore në industrinë. Grupacioni, me Greqinë si vend amë, punon në 8 shtete dhe posedon 13 fabrika për çimento. Gjatë tërë egzistimit, Titani ka për qëllim kombinimin e shkëlqyeshmërisë në veprim, me respektin ndaj njerëzve, shoqërinë dhe mjedisin.

Në vitin 2009, shitja e Grupacionit ishte mbi 15,9 milion ton çimento dhe materialeve të çimentos, 3,9 milion m3 beton të gatshëm, 15,3 milion ton aggregate dhe tjera materiale ndërtimore, si blloqe betony, llaq të thatë etj.

Të dhëna në detaje dhe finansiare mund të gjehen në ueb-faqen e Grupacionit Titan:
www.titan-cement.com.