USJE për të dytën herë pjesë e nismës globale "Ora e planetit tonë" - një orë pa energji

Kursim i energjisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Edhe këtë vit, në shenjë të përkrahjes së nismës globale “Ora e planetit tonë”, Sh.A Çimentorja Usje Shkup vendosi që në kohëzgjatje prej një ore t’i shkyç mullinjtë e çimentos si dhe një pjesë të ndriçimit të fabrikës. Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ndodhi më 26 Mars (e Shtunë) prej orës 20:30 deri më 21:30, në të njëjtën kohë kur përkrahësit dhe pjesëmarrësit e bënë të njëjtën aksion simbolik dhe global.

"Pranimi i kësaj iniciative globale në Usje është plotësisht në përputhje me përcaktimet tona për avansimin e mjedisit jetësor. Me këto aksione dërgohet një mesazh i fortë se është e mundur që të merren masa konkrete kundër ngrohjes globale. Edhe në periudhën në vijim, në mënyra të ndryshme do të vazhdojmë që të japim kontributin tonë aktiv për mbrojtjen e mjedisit jetësor", theksoi Boris Hrisafov, drejtor  kryesorë ekzekutiv i Sh.A. Çimentores Usje  Shkup.

Njëkohësisht me mullinjtë e çimentos, Kompania e ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike edh në repartet tjera, ku atë e lejojnë masat e tilla të sigurisë për sigurinë gjatë punës . Me ndërprerjen e punës të reparteve për një orë, USJE  kurseu 10 MW/h energji elektrike, sa që është prodhimi i hidrocentralit të “Matkës” në kohëzgjatje prej 3 orësh. Me kursimin e energjisë elektrike nga shkyçja e mullinjve  në USJE, mund të mbulohet harxhimi total i mbi 3000 amvisërive në Shkup.