USJE ndan bursa për studime MBA të ALBAs në Athinë dhe

Çimentorja USJE SHA Shkup e promovoi programën e saj tradicionale vjetore për dhurimin e bursave për studime MBA

15.03.2010, Shkup.
Përgjegjësia shoqërore paraqet një nga vlerat udhëheqëse të Çimentores USJE SHA Shkup dhe Grupacionit Titan dhe atë me dedikim të veçantë ndaj sferave: shëndet dhe mbrojtje në punë, mjedis dhe edukim.

Në atë drejtim, Çimentorja USJE SHA Shkup edhe këtë vit ndan 3 bursa për studimet postdiplomike MBA në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe një për fakultetin për studime postdiplomike të biznesit ALBA në Athinë, Greqi. Qëllimi i ndërmarrjes është të jep kontribut ndaj forcimit të perspektivave akademike dhe profesionale të kuadrove të reja të diplomuar të Maqedonisë. 

Promovimi i Programës Vjetore për ndarje të bursave u mbajt në 15.03 viti 2009, në hapësirat e Univerzitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në të cilën fjalimin hyrës e kishte Dekani i Fakultetit Ekonomik-Shkup, prof.d-r Lubomir Kekenovski. Drejtori kryesor egzekutiv i Çimentores USJE SHA Shkup, z. Antonios Nikollopulos e prezentoi programën Vjetore për bursa të USJEs, përderisa Pro-Dekani i Fakultetit ALBA j’u prezantoi studentëve të interesuar mundësitë dhe përfitimet nga aritja e diturisë shtesë dhe aftësive praktike të cilat i ofron ky institucion me renome.

Programa për bursa do t’ju ndihmon studentëve të diplomuar të pasurojnë diturinë e tyre teorike dhe praktike për menaxhmentin bashkëkohor dhe, në të njejtën kohë, t’i ndihmon sektorit të biznesit në gjetjen e kuadros me edukim nga sfera e administrimit afarist.

Kjo është gjenerata e 6-të e të postdiplomuarve të cilët do të vazhdojnë edukimin e tyre me bursat për studime MBA që i ofron USJE. Deri tani, dymbëdhjetë studentë të rinjë mbaruan studimet postdiplomike një vjetore në administratën e biznesit të ALBAs që i pasuroi mundësitë për punësim nëpër botë.


Kontakt: hr@usje.com.mk