Programi Vjetor i Bursave

Programi Vjetor i Bursave i Sh.A Çimentores Usje është e dedikuar për studentët më të mirë të diplomuar. Dy bursa jepen në nivel vjetor për studentët nga universitetet më të mira në tërë shtetin për studime të MBA në Universitetin Alba në Athinë, Greqi (www.alba.edu.gr). Sh.A Çimentorja Usje i mbulon shpenzimet tërësisht për pagim të taksës së shkollimit si dhe kompensimin mujor për jetesë.

Qëllimi kryesor i këtij programi të Usje është të kontribuojë në përmirësimin e suksesit akademik dhe profesional të të diplomuarve në nivel lokal. Ky program u ndihmon të diplomuarve në zhvillimin e njohurive të tyre për teorinë bashkëkohore të menaxhimit, dhe njëkohësisht u ndihmon bizneseve të kenë fuqi pune cilësore me arsim të lartë nga fusha e menaxhimit të biznesit.