Çimentorja USJE SH.A. dha bursa për studime postdiplomike në Athinë

27.03.2009, Shkup. Çimentorja USJE përsëri dha bursa për studime postdiplomike në Athinë, duke e prezantuar gjenerata e 5-të e studenteve lokale MBA në fakultetin ALBA.

Kjo vit USJE e ka zgjeruar programin tradicional për bursë vjetore duke i shtuar studimet postdiplomike MBA në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit Sh. Kirill dhe Metodij në Shkup.

Kjo vit, Çimentorja USJE Titan e ka zgjeruar programin tradicional vjetor të bursave për studentët e diplomuar me sukses me aplikimin e studimeve postdiplomike MBA në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Sh. Kirill dhe Metodij” në Shkup. Në periudhën 2009-2010, të diplomuarve të rinj nga vendi u mundësohet t’i vizitojnë mësimet e studimeve postdiplomike për administrim afarist në Fakultetin Alba në Athinë, duke u falënderuar bursave të dhëna nga USJE.
Në prezantimin e ofertës së programit dhe mundësive të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Sh. Kirill dhe Metodij” në Shkup dhe pranë Fakulteti Alba në Athinë, i mbajtur në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, krerët e të dy institucioneve të edukimit të lartë ua prezantuan të diplomuarve të interesuar mundësitë dhe përparësitë për fitim të diturive shtese dhe aftësive praktike që i ofrojnë realisht këto institucione të shquara.      

Kjo është gjenerata e 5-të e të postdiplomuarve të cilët do ta vazhdojnë edukimin e tyre me bursat MBA që USJE i ofron në Fakultetin prestigjioz Alba në Athinë. Deri tani rreth dhjetë studentëve të rinj i kanë mbaruar studimet njëvjeçare postdiplomike për administrim afarist në Albë, që u mundësuan ta vazhdojnë karrierën e tyre profesionale në disa kompani më të famshme vendore e ato të jashtme.