Pse USJE

Prodhimi i çimentos është një proces shumedimenzional ku ndërthuren shumë parametra. Kapitali i pazëvendësueshëm në gjithë këtë proces janë burimet tona njerëzore. Përkushtimi i tyre në këtë proces i jep prodhimit final një cilësi mjaft të lartë. Burimet njerëzore janë themeli i kompanisë tonë.

Përkushtimi dhe Kujdesi ndaj të punësuarve dhe familjeve të  tyre është prioritet i lartë.
Investimi i vazhdueshëm në kualifikimin dhe trajnim e personelit  nëpërmjet programeve të ndryshme.
 Si një ndër objektivet kryesore ne kemi  kujdesin për shëndetin e të punësuarve dhe edukimin e tyre për kryerjen e një pune më të sigurtë. Për punonjëset tona, sigurojmë mbrojtje shëndetësore falas te mjeku sipas zgjedhjes së tyre.

Siguria gjatë punës është një prej programeve fundamentale edukative në USJE. Ajo nënkupton një takim interaktiv  javor me punonjësit e fabrikës, ku të punësuarit dhe trajnuesit së bashku diskutojnë për pyetje të rëndësishme për vendin e punës dhe përcaktimin e  mënyrave mw tw mira tw shmangjes tw tyre. Çdo vit, ne i vlerësojmë rezultatet e këtyre programeve edukative. Përfundimisht u  konkludua se ka përparim në aspektin e sigurisënë  çdo fushë tw saj dhe se të punësuarit janë të kënaqur sepse sugjerimet dhe vërejtjet e tyre merren seriozisht dhe zbatimin e tyre konkret. Në këtë aspekt ne vazhdimisht e përmirësojmë procesin prodhues dhe punën tonë.

Trajnimin dhe edukimin e puntorëve  ne e trajtojmë investim dhe jo si shpenzim,  dëshira për të mësuar diçka të re është gjëja më fisnike. pikërisht për këtë Fabrika e Çimentos USJE SH.A. sponsorizon arsimimin e fëmijëve të të punësuarve, që mandej i motivon të mos i kursejnë përpjekjet e  tyre për të bërë një punë sa më të mirë.

Nëpërmjet investimit të vazhdueshëm në burrimet njerëzore dhe në teknologji, ne krijojmë atmosferë të këndshme dhe të sigurt pune në gjithmonë në përputhje me teknologjinë më të re.