Arritjes së gjashtëmujorit pa aksidente

Përpjekjet e USJE-s në drejtim të zvogëlimit të aksidenteve në vendin e punës është përpjekje e përbashkët e menaxhmentit dhe të punësuarve të kompanisë.
Njëra nga iniciativat e USJE-s për nxitjen e sjelljes së sigurisë së të punësuarve në kompani është zbatimi i Shpërblimit për “periudhë pa aksidente”. Për shkak arritjes së gjashtëmujorit pa aksidente, Drejtori ekzekutiv i Çimentores USJE, Antonios Nikollopullos, dërgoi letër me urime deri te të punësuarit.      

27.03.2009, Shkup. Është kënaqësi vigane me të gjithë ju që të ndahet informata se kanë kaluar 6 muaj rrjedhës pa ndonjë Lëndime për shkak të kohës së humbur gjatë punës në Çimentore USJE. Kjo ngjarje ndodhet për herë të parë në historinë e fabrikës sonë dhe është hapi i parë më i madh drejt plotësimit të Vizionit tonë për veprim në një ambient shëndosh dhe të sigurt punues i liruar nga incidentet, lëndime dhe aksidente.

Në pajtim me traditën e Titanit që të njoftohet dhe që të shpërblehet kjo shfaqje shembullore e Shëndetit dhe Sigurisë, në të premten, më 27. Mars 2009, të gjithë ata që momentalisht janë të punësuar në kompani do të fitojnë shpërblim simbolik material, si  njohje për këtë arritje të parë nga ky lloj, në formë të vauçerit në vlerë prej 2.400 МКD për blerje në supermarketet e Veros. Besoj sinqerisht se siç vazhdon të rritet kjo shfaqje e shkëlqyeshme e Shëndetit dhe Sigurisë edhe në të ardhmen me punën kushtuese nga të gjithë ne, shpërblimet e këtilla mund të bëhen praktika e rregullt për Çimentore USJE SH.A. - Shkup.

Edhe pse të gjithë ne duhet të jemi krenar për këtë arritje, nuk duhet të harrojmë se bile edhe reaksioni më i vogël i shpejtuar, bile edhe mangësi më e vogël e kujdesisë sonë, bile edhe parespektimi më i vogël i rregullave të caktuar dhe të procedurave për veprimin e sigurt, mund të shkaktojnë incidente të padëshirueshme. Tash nuk është kohë që të relaksohemi dhe të harrojmë se vetëm para gjashtë muajve kishim numër të konsiderueshëm të incidenteve të sigurisë të cilat kanë rezultuar me lëndime te kolegët tanë dhe te kryerësit e punimeve. Të gjithë ne duhet të kemi qartë se Siguria duhet të jetë puna dhe kujdesia permanente për të gjithë ne. Çdo prej nesh mban përgjegjësi individuale kur sheh aktivitet të pasigurt në të cilin kyçet ndonjë i punësuar i Çimentores USJE, i punësuar në ndonjë prej mbiekzekutuesve, vizitor ose abonent, dhe njëkohësisht nuk ndërmerret masa të përshtatshme për të.  

Detyra në kuadër të obligimeve tona është të vazhdohet më këtë trend të suksesshëm dhe të arrihet kjo që tërë 2009 të jetë vit pa asnjë aksident..!