USJE ka shpërndarë bursa për MBA studime postdiplomike

27.09.2010, Shkup

Fabrika e Çimentos USJE SH.A. Shkup në mënyrë strategjike mbështet arsimin për të ngritur nivelin e arsimit të personave të rinj brenda shtetit. Për këtë qëllim, USJE ka shpërndarë katër bursa për studime postdiplomike për menaxhment dhe biznes administratë në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Këtë vit, fitues të bursave janë Elena Trajçevska, ekonomiste e diplomuar, Katerina Hristova, inxhiniere makinerie e diplomuar, Kostadin Andov, inxhinier makinerie i diplomuar, Tanja Vellkovska, inxhiniere makinerie e diplomuar. Zgjedhja është bërë nëpërmjet konkursit publik ndërsa janë zgjedhur të diplomuar me mesatare më të lartë.

„Të fitohet bursë e tillë për ne paraqet një mundësi jete e cila do të ndihmojë të thellojmë dijeninë dhe aftësitë tona, e cila më tutje do të ndihmojë për avancimin e mëtutjeshëm në karrierë dhe eksperiencë profesionale”, thanë fituesit e bursave.
Fabrika e Çimentos USJE SH.A. Shkup, vitin e kaluar zgjeroi programin vjetor të saj për përkrahje me bursë të studimeve postdiplomike në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, përveç shpërndarjes tradicionale të bursave për menaxhment dhe biznes administratë në Fakultetin e Biznesit ALBA në Athinë.