Aktivitete hortikulturale në shkollat fillore te komunës Kisela Voda

Çimentorja USJE vazhdon këtë vjeshtë me aktivitetet hortikulturale të mbjelljes së drunjve në shkollat e Komunës së Kisella Vodë-s. Me 13 Nëntor, në “Ditën e drurit” USJE morri pjesë aktive në projektet me një numër të madh të punëtorëve dhe përdori mekanizimin e USJE’s dhe në bashkëpunim me Komunën e Kisella Vodë-s. Ky projekt ishte vetëm një inspirim për Kompaninë tonë ta vazhdoj projektin “DIta e drurit” dhe ta zgjas atë për tre muaj. Për tre muaj pretendohet të zgjas aksioni i aranzhimeve hortikulturale të oborreve në shkollat fillore të vendosura në Komunën e Kisella Vodë-s. Në kuadër të këtij aksioni, 7 shkolla dhe 1 kopsht fëmijësh ishin të vizituara nga ekipi i USJE-s dhe 130 drunjë të llojeve të ndryshme janë mbjellur, varësisht nga nevojat e shkollave dhe planet për aranzhimin e oborreve të shkollave.



Aksioni nisi me 13 Nëntor 2009 në shkollën fillore “Kuzman Josifovski – Pitu” ku 12 selvi, 5 kaçube lulesh, 40 Thuja Columnaris dhe 20 rënjë Lunicera janë mbjellur. Në 21 Nëntor ishte implementuar aksioni për aranzhimin e oborrit të kopshtit për fëmijë “Veseli Cvetovi – Kokice” ku 85 m të gardhit të gjelbërt të llojit Ligustrum ishte mbjellur.
Në periudhën në vijim prej 23 – 27 Nëntor, në shkollat “Kiril Pejçinoviq”, “Krume Kepeski”, “Partenie Zografski”, “Kliment Ohridski”, “Rajko Zinzifov” dhe “Kuzman Shapkarev” ishin të vizituara dhe ishin mbjellur 50 rënjë të llojit Thuja Columnaris me madhësi prej 60 – 100 cm çdonjëra.



Pranimi në të gjitha shkollat ishte i shkëlqyeshëm, si nga arsimtarët dhe nga nxënësit ashtu edhe nga ata që drejtpërdrejt morrën pjesë në mbjelljen. Sidomos duhet të përmendet pranimi i ngrohtë në kopshtin e fëmijëve Kokice, ku fëmijët më të rinj morrën pjesë në mbjelljen ku edhe zhvilluan një shfaqe për përfaqësuesit e USJE-s.

Ky aksion është një vazhdimësi e projektit për vitet në vijim, të donacionit dhe mbjelljes së drunjve, kaçubave dekorative dhe luleve nga ana e Çimentores USJE çdo pranvere dhe vjeshte, në shkollën fillore të Komunës Kisella Vodë..

Usje planifikon dhe e thellon kooperimin me institutet edukative në Komunën me implementimin e aktiviteteve të reja të interesit të përbashkët.