Çimentorja USJE SH.A. u kyçi në kampanjë “Dita e drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde”

Mbrojtja e mjedisit dhe përmirësimi i tij janë pjesë të prioriteteve të kompanisë. Përveç që merr pjesë në këtë kampanjë, Çimentorja USJE SH.A. përkrah edhe disa projekte të tjera hortikulturore në kuadër të komunës së Kisella Vodës.

19.11.2008 – Shkup. Ekipi menaxhues i Çimentores USJE SH.A., bashku me të punësuarit, u kuçi kampanjës “Dita e drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde”. Në vendin e ashtuquajtur Tekishki rid (Kodra e Tekishit), një prej lokacioneve të zgjedhura për mbjellje të drurëve, më shumë prej 500 të punësuarve të kompanisë kanë mbjellë disa mijëra fidanë, me çfarë morën pjesë në mënyrë aktive në këtë iniciativë, qëllimi përfundimtar i së cilës është ngritja e vetëdijes ekologjike dhe mbrojtja e mjedisit.

“Mbrojtja e mjedisit dhe përmirësimi i tij janë pjesë e prioriteteve të kompanisë. Me disa projekte, Çimentorja USJE SH.A. kontribuon në mënyrë aktive për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të komunës së Kisella Vodës disa vite me radhë. Kampanja “Dita e drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde” me anë të së cilës do të mbjellin 6 milionë fidanë, është një akt shumë bujar i cili ne e përshëndetim dhe cilit ne me kënaqësi i kyçemi. “ tha Antoni Nikollopullos, drejtor i Çimentares USJE SH.A.

Çimentorja USJE ka marrë pjesë edhe në kampanjën e parë ““Dita e drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde” e cila është mbajtur më mars 2008, kur u mbjellën 2 milionë drurë.

Në bashkëpunim me shkollat fillore dhe çerdhet lokale në komunën e Kisella Vodës, Çimentorja USJE SH.A vite me radhë është iniciator dhe përkrahës i projekteve hortikulturore në kuadër të të cilave hyjnë aktivitetet për mirëmbajtjen e brezit të përhershëm hortikulturor dhe mbjelljen e fidanëve dhe luleve të reja, ndërsa organizohet edhe rregullimi i tërësishëm i brezit të gjelbër në këtyre institucione edukatore.