Propozim PIKN Licencë

Në sajë të procedurës për Parandalim Integrues dhe Kontroll të Ndotjes (PIKN) për A-instalime, Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor më 30.09.2010 ka publikuar propozim licencën për akordim me planin operativ për Fabrikën e Çimentos Sh. A. Shkup. Kjo procedurë mundëson që publiku i interesuar të ketë një pasqyrë për propozim licencën si dhe mundësi të ofrojnë komente në lidhje me atë.

Publikimi i propozim licencës për akordim me planin operativ për Fabrikën e Çimentos Sh. A. Shkup paraqet rezultat të punës së gjatë vjetore të ekspertëve pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Fabrikës së Çimentos dhe ofron informata për kushtet të cilat në aspekt të mbrojtjes së mjedisit jetës janë përcaktuar për punën e fabrikës së çimentos.

Publikimi i propozim licencës dhe kyçja e publikut në procesin e PIKN janë plotësisht në përputhje me synimet tona për transparencë gjatë punës dhe komunikim të hapur me palët e interesuara në lidhje me çështjet e mbrojtjes së mjedisit jetësor.