Çimentorja USJE SHA-Shkup, morri pjesë në takimin konsultativ kombëtar mbi tendencat dhe perspektivat në sektorin civil

Çimentorja USJE SHA-Shkup, morri pjesë në takimin konsultativ kombëtar mbi tendencat dhe perspektivat në sektorin civil dhe rolin e  saj në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonave urbane në Maqedoni


17.03.2010, Shkup - bashkëpunimi i përbashkët mes institucioneve, sektorit të biznesit, OJQ-ve dhe  pjesmarësit e tjerë të përfshirë në drejtim e gjetjes së zgjidhjeve për çështjen e mjedisit ishte qëllimi kryesor i takimit konsultativ kombëtar organizuar nga Qendra Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit. Takimi, i cili u fokusua në trendet dhe perspektivat në sektorit civil dhe roli i saj në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në zonat urbane në Maqedoni u hap nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Nexhati Jakupi, i cili theksoi rëndësinë e sektorit të OJQ-ve në përpjekjet e tyre për ruajtjen e mjedisit.

Duke u nisur nga  përvoja dhe kontrubuti jonë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit, Drejtori Ekzekutiv i Çimentores USJE SHA - Shkup, Anthony Nicolopoulos, përshendeti bashkëpunimin e  suksesshëm midis  USJE-s, OJQ-ve dhe autoriteteve lokale në fushat e mjedisit dhe të arsimit.

"Kjo është një detyrë e çdo anëtari të komunitetit për kujdesjen dhe rruajten e mjedisit, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për kompani, familje ose institucioni. Për ne në Grupacionin Titan dhe Çimentoren USJE SHA - Shkup, kujdesi dhe përmirësimi i mjedisit është një nga prioritetet tona kryesore dhe  kësaj ne i përkushtohemi çdo ditë. Parimi ynë i zhvillimit të qëndrueshëm konsiston në bashkëpunim e ngushtë me të gjithë partnerët tanë në këtë fushë me një qëllim të përbashkët:  mjedis të pastër dhe të shëndoshë, sepse këtë ua kemi borxh brezave të rinj ", theksoi Nicolopoulos në prezantimin e tij.

USJE tradicionalisht ka mbështetur projekte për ruajtjen e mjedisit në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe sektorin e OJQ-ve. Çdo vit Kompania organizon aksione për dizajnimin e oboreve të shkollave fillore dhe kopshteve  në Komunën të Kisella Vodës, poashtu USJE në mënyrë aktive merr pjesë në aksionin "Dita e drurit" dhe mbjelljen e fidaneve brenda zonës së kompanisë dhe në disa vende të tjera të komunës.