Cementarnica USJE AD Skopje me njohje për përgjegjësinë sociale

Me rastin e 55 vjetorit nga formimi të komunës Kisela Voda

Cementarnica USJE AD Skopje me njohje për përgjegjësinë sociale

Njohja është rezultat i kontributit dhe zhvillimit të gjatë të kompanisë në segmentet e arsimit, e mjedisit, e shëndetësisë dhe e sigurisë në vendin e punës

Cementarnica USJE AD Skopje ka marrë njohje të veçantë për përgjegjësinë sociale. Njohja erdhi nga Këshilli i komunës Kisela Voda, si rezultat i kontributit afatgjatë dhe zhvillimin e komunës, në shumë fusha. Më shumë se një dekadë, Cementarnica USJE AD Skopje së bashku me komunën Kisela Voda kanë realizuar projekte në segmentet e arsimit, të mjedisit,  të shëndetit dhe të sigurisë në punë.


 


Cementarnica USJE AD Skopje e ka marrë këtë njohje në një akademi zyrtare, të organizuar për të shënuar 55 vjetorin nga formimi të komunës Kisela Voda. Brenda festimit të vjetorit komunal, ishin dorëzuar edhe njohjet për kontributin e veçantë për rritjen dhe zhvillimin e komunës Kisela Voda.

"Një komunë dhe pushtet lokal në të, mund të themi se është i suksesshëm vetëm nëse pulson me qytetarët, kompanitë dhe institucionet si dhe nevojat e tyre. Komuna Kisela Voda, u bë një bashkësia moderne lokale, në sajë të bashkëpunimit dhe të përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë anëtarëve të saj. Ajo që ne kemi arritur sot nuk do të ishte e mundur në qoftë se në procesin e përmirësimit nuk ishin individualisht të lidhur dhe të përkushtuar entuziastë, por edhe kompani përgjegjës siç është Cementarnica USJE AD Skopje. Kjo kompani ndjehet si pjesë së komunës Kisela Voda, dhe me kontributin e saj mundësoi përmirësim në disa segmente të rëndësishme komunale. Prandaj unë si kryetar i komunës, dua të theksoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë drejt realizimit të interesit të përgjithshëm dhe përparimit të përbashkët, "tha Kryetari i komunës, Marjan Gjorçev.

Në aktin e dorëzimit të njohjes, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv të USJE-s, Antoni Nikolopulos theksoi:

"Sot ne jemi të kënaqur dhe të lumtur kur shohim se përpjekjet tona janë të njohura dhe të shpërbluara prej bashkësisë tonë lokale, sepse së bashku me Kisela Voda festojmë 55 vite të ekzistencës dhe të funksionimit të përbashkët dhe të mbështetjes reciproke. Cementarnica USJE AD Skopje obligohet që të vazhdojë të investojë burimet e saj në zbatimin e përgjegjësisë korporatave sociale, veçanërisht në fushat e arsimit, të mjedisit, të shëndetësisë dhe të sigurisë në vendin e punës, dhe ne gëzohemi në 55 vjetet e ardhshme të jetës dhe të zhvillimit të përbashkët."

Cementarnica Usje AD Skopje në bashkëpunim me komunën punon në disa projekte të rëndësishme në përmirësimin e mjedisit. Tradicionalisht, kompania punon në zbukurimin hortikultural e oborreve të shkollave dhe të kopshteve në komunën Kisela Voda. Vetëm në vitin e kaluar, në tetë shkolla fillore në komunën janë mbjellë qindra të fidanëve. Cementarnica USJE AD Skopje dhuroi fidanëve për kopshtin e fëmijëve " Lulet e Gëzuara", dhe zbukuroi disa parqe të komunës Kisela Voda.

Në planin e arsimimit, Cementarnica USJE AD Skopje dhe komuna Kisela Voda, tradicionalisht çdo vit organizojnë edhe edukim për qytetarët e komunës, ndërsa me mbështetjen e tyre është i realizuar edhe kampin veror për fëmijët me dëgjim të dëmtuar, ku organizohen aktivitete shtesë arsimore dhe sportive.

Aktivitetet dhe bashkëpunimi në këtë fushë do të vazhdojë në periudhën e ardhshme.