Projekti “Përmirësimi i shëndetit dhe i sigurisë në vendin e punës” realizohet në Çimentoren USJE SH. A.

Projekti “Përmirësimi i shëndetit dhe i sigurisë në vendin e punës – hap pas hapi” në kompanitë e TITAN-it në Evropën Juglindore ka për qëllim që ta përmirësojë shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës me qëllim të arritjes së statusit të “zero fatkeqësi”. “Dipont  Safety resources” lideri botëror në sigurimin industrial, do ta realizojë këtë projekt për Çimentoren USJE SH. A., kurse projekti do të kushtoj[ 300.000 euro.

12.11.2008 – Shkup. Përmirësimi në mënyrë të rëndësishme i shëndetit dhe i sigurisë në vendin e punës dhe përjashtimi i të gjitha rreziqeve për siguri janë qëllimet kryesore të projektit “Përmirësimi i shëndetit dhe i sigurisë n vendin e punës – hap pas hapi” në kompanitë e TITAN-it në Evropën Juglindore, projekt i cili filloi të realizohet në Çimentoren USJE SH. A.. Bëhet fjalë për vendosjen e metodave, praktikave dhe standardeve të reja në të gjitha operacionet, si dhe kultura siguruese “zero fatkeqësi” të cilën do ta garantojë sigurinë në të gjitha fazat e proceseve të prodhimit.   

Realizimi i këtij procesi tashmë filloi, kurse në të do të hyjnë të gjithë të punësuarit dhe bashkëpunuesit e Usje-së. Përmes pyetësorëve individualë, të punësuarit tashmë kanë shprehur mendimin e tyre për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës, kurse do t’i potencojnë pikët më kritike që i kanë zbuluar gjatë kohës së punës.  

“Projekti ‘Shëndeti dhe siguria në vendin e punës’ është prioriteti ynë i madh. Duam të gjithë të punësuarit dhe bashkëpunuesit tanë, pa dallim të funksionit të cilin do ta kryejnë, të kalojnë ditë pune të siguruara dhe të sigurta në Çimentoren Usje përderisa nuk shkojnë në pension. Me këtë rast, Titan investon qindra mijë euro çdo vit për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës përmes projekteve të ndryshme. Ky projekt, i cili kushton 300.000 euro, vetëm dëshmon vendosmërinë tonë të sinqertë për të ngritur nivelin e shëndetit dhe të sigurisë në vendin e punës në nivel botëror. Ky projekt varet nga të gjithë ne dhe nuk do të mund të realizohet nëse në të nuk kyçen të gjithë të punësuarit dhe bashkëpunuesit të kompanisë. Shëndeti dhe siguria e të gjithë njerëzve janë shumë të rëndësishme për ne”, deklaroi Antoni Nikollopullos, drejtori i Çimentores USJE SH. A.