Çmim nacional për Përgjegjësi Shoqërore për USJE

USJE morri çmimin e parë për Përgjegjësi Shoqërore ndaj Punonjësit për Projektin “Përfitime për fëmijët e të punësuarve tanë”

21.10.2010, Shkup 

Në kuadër të projektit “Përgjegjësi Shoqërore e Ndërmarrjeve në RM”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga Ministria e Ekonomisë në partneritet me Fondacionin Zhvillimor të Ndërmarrjeve, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe shoqata Connect, Trupi Koordinues për Përgjegjësi Shoqërore të Ndërmarrjeve ka organizuar shpërndarjen e çmimeve për praktikat më të mira për përgjegjësi shoqërore në vitin 2009.
Fabrika e Çimentos USJE SH A Shkup morri çmimin e parë, në konkurrim prej 42 projekteve, në kategorinë Marrëdhënie me të Punësuarit për projektin e saj Përfitime për fëmijët e të punësuarve tanë.
Ky çmim përfaqëson një dëshmi për përpjekjet dhe përkushtimin e USJE të bëhet qytetar i përgjegjshëm koorporativ dhe të kontribuojë për rritjen dhe mirëqenien e gjithë palëve të interesuar, përfshirë edhe punonjësit, mjedisin jetësor, rrethinën e afërt dhe shoqërinë në tërësi.