Çimentorja USJE kuçet në aktivitete lidhur me Dita e drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde

14. 03.2009, Shkup. Ekipi menaxhues i TITAN Çimentores USJE SH.A., bashku me të punësuarit, u kuçi në ditën e tretë të aksionit “Dita e drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde”, i cili këtë vit u mbajti në ditën e shtunës, më 14 Mars 2009. Gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve ishin mbjellë dy miliona fidanë në më shumë lokacione mbarë vendit.   

Usje e përkrah këtë aktivitet ekologjik nacional që nga fillimi i tij me përkrahje të plotë nga ana e ekipit menaxhues dhe anëtarët e aradhes vëzhguese “Galeb” (Pulëbardhë) (Galeb Scouts Squad), ku të punësuarit e USJE-s morën pjesë në ditën e parë të aksionit për mbjellje të fidanëve në kodrat rreth fshatit Ajvatovcë që i kishte marrë zjarrin.

  “Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit jetësor janë një pjesë e prioriteteve të kompanisë sonë. Me zbatimin e disa projekteve, Çimentorja USJE SH.A. disa vite me radhë kontribuon në mënyrë aktive për mbrojtjen e përmirësimin e mjedisit jetësor në kuadër të komunës së Kisella Vodës. Aktiviteti i lidhur me Dita e drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde me anë të të cilit do të mbjellin 6 milionë fidanë, është një akt ekstrem bujar i cili ne e përshëndetim dhe cilit ne me kënaqësi i kyçemi. “ tha Antoni Nikollopullos, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Çimentores USJE SH.A.

Në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, shkollat fillore dhe çerdhet në komunën e Kisella Vodës, Titan Çimentorja USJE SH.A disa vite me radhë e ka rolin e iniciatorit dhe patronit të projekteve të hortikulturës në kuadër të të cilave organizohen aktivitete për kultivimin e brezit ekzistues të  hortikulturës dhe për mbjelljen e fidanëve dhe luleve të rinj,  si edhe rregullimin e tërësishëm të brezit të gjelbër në këto institucione edukative.