Pako shkollore për secilin nxënës

Gusht 2010, Shkup

Duke zbatuar politikën e saj sociale për mbështetje të arsimit dhe përkujdesje për punonjësit, Fabrika e Çimentos USJE SH.A. Shkup tradicionalisht, çdo vit, duke filluar prej vitit 2003, shpërndan bursa për gjithë studentët në studime diplomike dhe postdiplomike – fëmijë të punonjësve tanë për secilin vit të suksesshëm të regjistruar në studime.

Tradicionalisht, Fabrika e Çimentos USJE SH.A. Shkup organizon festim të Vitit të Ri për fëmijët më të vegjël të punonjësve që të shoqërohen dhe njoftohen më mirë. Të gjithë fëmijët marrin edhe dhurata, përfshirë edhe libra.

Prej vitit 2010, Fabrika e Çimentos USJE SH.A. Shkup filloi edhe me dhurimin e pakove shkollore, të cilat përfshijnë çanta shkollore, fletore dhe pajisje për shkollë për gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme- fëmijët të punonjësve tanë.