Fabrika e çimentos USJE mbart të drejtën e shfrytëzimit të fushës sportive komunës Kisella Vodë

Me qëllim të  nxisë  aktivitetet  sportive në  komunën Kisela Vodë  fabrika e çimentos USJE miratoi vendimin e mbartjes të  drejtën e shfrytëzimit të  fushës sportive dhe  objekteve tjera në  përbërëse të  fushës.

„Si partner lojal ndaj bashkësisë  lokale fabrika e çimentos USJE, deri më sot ka përkrahur të gjitha aktivitetet sportive në drejtim e  pasurimit të jetës rekreative dhe sportive. Vendimi i dhënies së  të  drejtës për shfrytëzimin e fushës sportive pikërisht  ka këtë  qëllim. Kemi ndihmuar gjithmonë  dhe përkrahur zhvillimin e sportit në  nivel lokal duke ndihmuar edhe funksionimin e klubit të futbollit. Megjithatë  vlerësojë  se Komuna ka më  shumë  përvojë  dhe resurse për zhvillim të  mëtutjeshëm të  sportit,  si përgjigje ndaj kërkesës së  tyre u japim të  drejtën e shfrytëzimit të  fushës sportive. Edhe  më tej do të  mbetemi partner aktiv në këtë fushë” tha Antonios Nikolopulos, drejtor ekzekutiv i fabrikës së  çimentos USJE.

Zhvillimi i sportit në  nivel lokal, në  programin e komunës është  një  nga prioritetet e komunës  Kisela Vodë  Komuna planifikon një sërë aktivitetesh në  kë të  plan në drejtim të  animimit e më  shumë  të rinjve në  aktivitetet sportive

“E përshëndesim vendimin e fabrikës së  çimentos USJE për donacionin në rastin konkret të terenit  sportiv që  është  pronë  e Republikës së  Maqedonisë  ndërsa USJE e ka të  drejtën e shfrytëzimit. Në  pajtim me legjislacionin ligjor, e drejta e shfrytëzimit i bartet Republikës së Maqedonisë, ndërkaq komuna Kisella Vodë  si subjekt juridik do t’i drejtohet ministrisë  përkatëse ti jepet e drejta e shfrytëzimit të  këtij tereni sportiv. I njëjti do të  shfrytëzohet për zhvillim dhe afirmimin e aktiviteteve sportive që  njëherit është  edhe synim kryesori i komunës Kisella Vodë . Ndërkaq orientimi i drejtë  i të  rinjve është  prioritet  i çdo bashkësie lokale” tha Marjan Gjorçev kryetar i komunës  Kisella Vodë .