Çimentorja USJE SHA u bëri anëtare e Marrëveshjes Globale të Kombeve të Bashkuara

03.12.2008 - Shkup, Çimentorja USJE SHA u kyçi drejt Marrëveshjes Globale të KB-së. Me kyçjen  drejt Marrëveshjes Globale të KB-së, Çimentorja USJE i pranoi në nivelin lokal dhe atë shtetëror dhjetë parimet e udhëheqjes së drejtë koorporative, të cilat janë baza e kësaj Marrëveshjeje. Ato sillen respektimit të të drejtave të njeriut, mbështetjes së lirisë së shoqërimit, pranimit të të drejtës së bisedimeve kolektive, respektimit të të drejtave të punëtorëve dhe anulimit të shfrytëzimit të fuqisë së punës së fëmijëve, eliminimit të diskriminimit nga aspekti i punësimit dhe i profesionit dhe respektimit dhe përmirësimit të mjedisit jetësor dhe eliminimit të të gjitha llojeve të ryshfetit dhe korrupsionit. Duhet të shënohet se Grupacioni Titan, kompani ame e USJE-s, është anëtare e Marrëveshjes Globale të KB-së që nga viti 2002. 

„Është e kaluar koha kur kompanitë kanë menduar vetëm për shpërblim të aksionarëve. Sot vlerësohen shumë aspekte të ndryshme ndaj aksionarëve më të gjerë të çdo kompanisë së bashku me suksesin afarist, siç është sigurimi i ambienteve më të volitshme për punë, respektimi i të punësuarve, ndalimi i ryshfetit dhe korrupsionit në kuadër të kompanisë dhe kujdesia për mjedisin e shoqërinë. Marrëveshja Globale e KB-së është dëshmi se USJE nuk është vetëm kompani e suksesshme, por është edhe anëtare e përgjegjshme dhe e dobishme e shoqërisë që përkrah edhe praktikon vlerat e vërteta në të gjitha fushat. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim përgjegjësinë tonë koorporative shoqërore dhe përherë do të jemi partner konstruktiv edhe në të ardhmen”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Çimentores USJE SHA, Antoni Nikollopullos.

Marrëveshja Globale e KB-së është ideja e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, e cila e promovoi në Fakultetin Ekonomik në Davos në vitin 1999 dhe praktikisht bëhet fjalë për afrimin e parimit të ekonomisë afariste me atë të KB-së.  Mijëra kompanitë mbarë botës, duke i përfshirë edhe kompanitë më të fuqishme, i kanë pranuar dhjetë parimet. Në vendin tonë, Marrëveshja Globale e KB-së, si parim i veprimit, tanimë e kanë pranuar 54 kompani.