Çimentorja USJE SH.A.- Shkup tradicionalisht merr pjesë në aksion "Dita e Drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde”

30.03.2010, Shkup - Mbi njëqind të punësuarit e Çimentores USJE SH.A - Shkup, së bashku me ekipin menaxhues të kompanisë ishin pjesë e aksionit "Dita e Drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde”, që ishte mbajtur sot. Të punësuarit e kompanisë morën pjesë në këtë aksion dhe mbjellën disa qindra fidanë në lokacion “Tri krushi” në lagjen e Draçevës në komunën e Kisella Vodës.
 

"Aksioni "Dita e Drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde” është një mundësi e madhe për të gjithë qytetarët, kompanitë dhe institucionet për të treguar respektin e tyre dhe kujdesinë për mjedisin jetësor. Por ne, në kompaninë tonë besojmë se përkujdesja për mjedisin jetësor është detyrimi ynë, çdo ditë. Me këto aktivitete tona, ne po përpiqemi çdo ditë të japim kontributin tonë permanent ", tha Boris Hrisafov, drejtori ekzekutiv i Çimentorja USJE SH.A.


Politika e Çimentores USJE SH.A - Shkup, si një pjesë e Grupacionit Titan është bashkëpunimi në bazë ditore me komunës së Kisella Vodës si edhe me të gjitha institucionet e tjera në projekte të ndryshme që promovojnë mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në prag të kësaj aksioni "Dita e Drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde”, Çimentorja USJE SH.A - Shkup me ekipet e saj ka ndihmuar pastrimin dhe përgatitjen e më shumë se 2 ha sipërfaqe në lokacion “Tri krushi” ku përfaqësuesit e korit diplomatik në vend dhe ministrat e Qeverisë mbjellën fidanëve më 26 mars të këtij viti.



Aksionit "Dita e Drurit - Mbjelle ardhmërinë tënde” Çimentorja USJE SHA Shkup, është bashkuar që nga fillimi dhe po merr pjesë tradicionalisht çdo vit. Përveç kësaj, në bashkëpunim me komunën e Kisella Vodës, vitin e kaluar, në tetë shkolla të komunës ishin mbjellë disa qindra fidanë. Çimentorja USJE dhuroi fidanë për kopshtin e fëmijëve "Veseli Cvetovi", dhe ka rregulluar edhe disa parqe në komunën e Kisella Vodës. Këto projekte po realizohen për çdo vit.