USJE miratoi Politikën për PKS të Grupacionit Titan

“Përgjegjësia Koorporative Shoqërore (PKS)” është një prej vlerave të Titan dhe është inkorporuar në qëllimin tonë kryesues. Ajo paraqet një hap përpara drejt përputhjes së ligjeve dhe rregullave, përpjekje e vetëdijshme dhe e lirë për përmirësimin e botës përreth. Ajo ka dimensione njerëzore, shoqërore dhe ekologjike.“

...Jemi të vetëdijshëm që puna jonë ka ndikim mbi mjedisin jetësor dhe komunitetin. Andaj, kemi marrë për obligim të zbusim dhe zvogëlojmë këto ndikime me...”shkaktimin e më pak dëmeve”. 

...Do të vazhdojmë të ndjekim qëllimet tona afariste për shoqërinë në mënyrë të përgjegjshme, duke kontribuar për mirëqenien e punonjësve tanë, familjet e tyre, komunitetin dhe shoqërinë në tërësi, ose me një fjalë “duke bërë më tepër mirë”.

...Qëllimin tonë për PKS e shohim sikur një përmirësim proaktiv dhe të vazhdueshëm dhe një proces i mësimit të vazhdueshëm, duke u përshtatur rrethimit të ndërlikuar afarist dhe shoqëror e cila vazhdimisht ndryshon. Andaj, dëgjimi, bisedimi, komunikimi dhe ndërtimi i besimit të ndërsjellë me palët e interesuara janë me rëndësi të madhe...“

Kjo është vetëm një pjesë e Politikës për PKS i Grupacionit të cilën USJE ka miratuar në fillim të vitit, përveç Politikave për Cilësi, Shëndet dhe Siguri gjatë Punës dhe për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, si konfirmim të përpjekjeve dhe obligimit vullnetar të veprojmë sikur qytetar i përgjegjshëm koorporativ dhe të kontribuojmë për zhvillimin e qëndrueshëm duke integruar elemente humane, ekologjike dhe sociale në praktikën tonë të punës.