USJE për herën e shtatë pjesë e aksionit “Dita e Fidanëve – Mbillni ardhmërinë e juaj”

Punonjësit në Kompaninë dhe përfaqësuesit e ekipit menaxhues kanë mbjellë në vend të caktuara në f. Ërzhaniçino dhe në shkollat e komunës së Kisella Vodës

Njësoj sikur vitet më para, Fabrika e Çimentos USJE SH. A. Shkup ishte pjesë e aksionit të madh “Dita e Fidanëve – Mbillni ardhmërinë e juaj”. Rreth 50 punonjës të Kompanisë bashkë me një pjesë të ekipit menaxhues, më 31 mars mbollën disa qindra fidanë në lokalitete të caktuara në afërsi të fshatit Ërzhaniçino në komunën Petrovec. 

      

Pas aksionit “Dita e Fidanëve - Mbillni ardhmërinë e juaj” Fabrika e Çimentos USJE SH. A. Shkup fillon me aktivitete të shumtë për avancimin e mjedisit jetësor. Domethënë, çdo vit në iniciativë të kompanisë realizohen projekte hortikulturore për mbjelljen e fidanëve të reja, lule dhe rregullim të shiritit të gjelbër në institucionet arsimore dhe hapësira publike në territorin e komunës së Kisella Vodës. Deri në fund të majit prill të këtij viti, si donacion i Fabrikës së Çimentos USJE SH. A. Shkup do të mbillen edhe 200 fidanë në nëntë shkolla fillore të komunës. 

Aksionet për gjelbërimin dhe zbukurimin e sipërfaqeve publike janë në pajtim me Politikën për Përgjegjësi Shoqërore e Fabrikës së Çimentos USJE SH. A. Shkup. Ne edhe më tutje do të mbështesim aktivitete të cilat kanë për qëllim mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër dhe kudo që kontributi jonë mund të jetë në dobi të gjithëve.