Titan Çimentorja USJE iu kuçi nismës globale “Ora e planetit të Tokës”

 28.03.2009, Shkup. Mullinjtë e çimentos në Titan Çimentoren USJE ishin të shkyçur një orë në shenj të përkrahjes së nismës globale ““Ora e planetit të Tokës”. Mullinjtë e çimentos ishin të shkyçur më 28 Mars 2009 prej orës 20:30 deri në orën 21:30, kur në të gjithë botën përkrahësit dhe pjesëmarrësit mbarë botës e kanë bërë të njëjta.

Më shkyçjen e mullinjve të çimentos, Titan Çimentorja USJE ka kursyer 10MW/h energji elektrik ose përafërsisht siç është sasia e harxhuar në më shumë se 3000 amvisëri në vend. Njëkohësisht, ishte i shkyçur edhe ndriçimi në ato ambiente të Kompanisë, ku një gjë të tillë lejohet nga aspekt i masave siguruese për mbrojtje gjatë punës.

„Përkrahja e kësaj nisme globale, për Titan Çimentoren USJE nuk është vetëm çështja e vullnetit të mirë, por edhe obligimi ynë. Mbrojtja e mjedisit jetësor është njëri i prioriteteve tona. Kompania jonë punon vazhdimisht në këtë problematikë dhe maksimalisht jemi të kushtuar asaj. Ne do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme që ta japim kontributin tonë drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor”, tha Antoni Nikollopullos, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Titan Çimentores USJE.

Nga Dhjetori 2008, Titan Çimentorja USJE është anëtare lokale e Marrëveshjes Globale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Me nënshkrimin e Marrëveshjes Globale, Çimentorja USJE i pranoi dhjetë parimet për menaxhimin e mirë koorporativ, duke përfshirë edhe respektimi i mjedisit jetësor. Nisma “Ora e planetit të Tokës” ishte pranuar gjithashtu edhe nga ana e grupacionit multinacional Titan, kompani ame e Titan Çimentores USJE.


“Ora e planetit të Tokës” është nismë globale e cila ka fituar përkrahje nga më shumë organizata ndërkombëtare. Në shenj të përkrahjes së përpjekjeve të nismës për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë të përfshirë 84 vende, 2848 qytete dhe komuna mbarë botës, 6299 organizata dhe 21 014 kompani.

Përkrahje dha edhe Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Ban Ki Mun, i cili i thirri qytetarët nga të gjitha vende të botës të kyçen në këtë nismë, e cila njëkohësisht është demonstrata më e madhe masive për shkak të shqetësimit publik nga ndryshimet klimatike në botë.