Kryeministri Nikolla Gruevski në vizitë të Çimentores USJE

21.10.2010, Shkup

Kryetari i qeverisë Nikolla Gruevski vizitoi sot Çimentoren Usje SH.A – Shkup. Z. Gruevski gjatë shëtitjes nëpër instalimet  industriale të fabrikës  u takua me të punësuarit, poashtu ariti  të realizojë edhe një bisedë me udhëheqësit e fabrikës  për rezultatet e  Çimentores Usje SH.A - Shkup.
 
Përveç Kryeministrit Gruevski, si pjesë e delegacionit qeveritar që vizituan këtë kompani ishin Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe Zëvendësministri për Mjedisin  Jetësor Dhe Planifikimit Hapsinor, Sonja Lepitkova.


Pas këtij takimit drejtori ekzekutiv i Usje SH.A, Antoni Nikollopullos deklaroi: “Çimentorja USJE është nderuar sot me vizitën e Kryetarit të  Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Zëvendëskryeministrit z. Peshevski dhe Zëvendësministrit për Mjedisin  Jetësor dhe Planifikimint Hapsinor, znj Lepitkova. “Gjatë shëtitjes nëpër fabrikën ne bashkëreisht biseduam për problement që ndeshet kompania jonë gjatë kësaj situate të vështirë ekonomike. Ne shprehim kënaqsinë tonë për interesimin personal të shfaqur nga ana e Kryeministrit për fabrikën, punën tonë dhe për mbështetjen pozitive dhe  të vazhdueshme të qeverisë.