Mjedis


Menaxhimi me mbeturinat

Në shoqërinë e sotshme të vetëdijshme ekologjike globale, reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi i materialeve, energjisë dhe mbeturinave është gur-themeli i çdo aktiviteti industrial.

Kërkesat për zhvillimin e qëndrueshëm në një botë ku kërkesat rriten në mënyrë permanente, i detyruan të gjithë sektorët e industrisë, gjegjësisht në industrinë e çimentos, të veprojnë menjëherë dhe në shumë raste të veprojnë në mënyrë efikase. Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi i materialeve, energjisë dhe mbeturinave janë elemente themelore të zbatimit të Politikës për mjedisin jetësor të grupacionit TITAN.

Lëndët e para dhe prodhimet sekondare të cilat përdoren gjatë proceseve prodhuese përsëri fitohen me pajisje të posaçme dhe pas përpunimit për largimin e grimcave të panevojshme, kthehen në linjën prodhuese dhe përsëri përdoren.

Reciklimi i vajit



Sipas politikës së Kompanisë dhe në përputhje me rregullin ligjor (Ligji mbi Mjedisin, Ligjin e Menaxhimit të mbeturinave si edhe ligjet që janë në raport) dhe pamundësia për hudhje të sigurt dhe si duhet e vajrave dhe lubrifikuesve në shtet, ishte e vendosur më 2008 se mbeturinat e vajrave dhe lubrifikuesve të prodhuara në procesin prodhues dhe të kujdesura sipas akteve më lartë edhe sipas Konventës së Baselit, të jenë të eksportuara nga kompania e autorizuar e UE (Austrisë) ku vajrat mbeturinë dhe lubrifikuesit do të shkatërroheshin në masa të sigurta në instalime të posaçme për shkatërrim.

Seleksioni

Çdoherë kur mundet, materialët riciklohen nëpër fabrikat. Kur materialet të mbledhura nuk mund të riciklohen brenda fabrikës, përpunohen nga jashtë, në sistemin menaxhuese kolektive ose nëpërmjet bashkëpunëtorëve të licencuar.