Profili i Kompanisë

Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE është prodhuesi i vetëm i çimentos në Maqedoni. Fabrika e Çimentos SH.A. USJE është formuar në vitin 1955, jo shumë larg gurores për mergel në veriperëndim të Shkupit, dhe është shembull i përkryer i kompanisë me zhvillim të qëndrueshëm. Investimet tona të vazhdueshme në teknologjinë prodhuese, fillimi dhe zbatimi i projekteve të ndryshme në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, zhvillimi i bashkësisë dhe projekte të tjera në fushën e përgjegjësisë shoqërore janë përfitimet kryesore prej zhvillimit tonë të qëndrueshëm.

Kompania e furnizon me çimento tregun lokal, dhe tregjet e rajonit (Kosovën, Shqipërinë dhe Bullgarinë) me Çimento Portland (në përputhje me standardet MKS dhe EN-197-1)

MKS, CEM I 42,5 R; EN-197-1, CEM I 42.5N
MKS, CEM II/A-V 42,5 R EN-197-1, CEM II/B-M 42.5N
MKS, CEM II/B-M (V-P-L) 42,5 N; EN-197-1, CEM II/A-M 42.5N
Lidhëse Hidraulike Usjemall


Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE i konsideron të punësuarit e vet si kapital konkurrues për shkak të orientimit të njerëzve të saj thellë në filozofinë e Kompanisë dhe ne vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e tyre profesional dhe personal. Kompania i ndjek vazhdimisht trendet botërore në punën e saj dhe më shumë se kaq.

Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE e ka implementuar sistemin e cilësisë ISO 9001:2000 prej korrikut të vitit 2003. Sistemi i cilësisë është i dizajnuar për qëllim final të aplikimit të parimeve për cilësi të plotë në të gjitha aktivitetet e Kompanisë.

Përmirësimi i vazhdueshëm i efikasitetit në organizatën, procedurën dhe metodat tona në të gjitha fushat të përfshira prej sistemit janë qëllimet përfundimtare të politikës sonë për cilësi.

Në maj të viti 2005, Kompania ka marrë Certifikatë për Menaxhim me Mjedisin Jetësor ISO 14001:2004, me çka i ka zgjeruar përpjekjet e veta të vazhdueshme për lehtësim të efekteve të veprimtarisë së Kompanisë mbi Mjedisin Jetësor. (Momentalisht, Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE është në procesin e implementimit të standardit OHSAS 18001 për shëndetin dhe sigurinë.