Çimentorja USJE AD Shkup ndau punonjësve çmime jubilare

Çdo vit Çimentorja USJE AD Shkup në mënyrë tradicionale ndan çmime jubilare për punonjësit e vet të cilët përmbushin 10, 20, 30, 35 dhe 40 vite shërbim në kompani. USJE në veçanti vlerëson dhe krenohet me mundin e dhënë nga punonjësit e vet, të arriturat e tyre dhe kontributin e tyre të dhënë për arritjen e qëllimeve strategjike si dhe për qëndrueshmërinë afatgjate të kompanisë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 14.04.2010 me të cilin rast Drejtori Ekzekutiv A. Nikolopoulos i përshëndeti, iu uroi dhe iu ndau çmimet dhe diplomat punonjësve. Pas ceremonisë u organizua edhe një drekë e përbashkët me të gjithë punonjësit që festonin këtë ditë.

Këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve jubilare për herë të parë u pasurua dukshëm edhe me një përmbajtje e cila i solli një simbolikë edhe më të madhe kësaj dite solemne. U organizua aksion në të cilin çdo punonjës që morri çmim pati rastin të mbjellë nga një dru në oborrin e fabrikës, dru i cili do të mban shenjën e tij, aksion ky i cili edhe më shumë rritë rëndësinë e kësaj dite dhe vetë ngjarjes, dhe njëkohësisht do të kontribuon në realizimin e një vlere të përhershme për planetin tonë.

Fidanet u siguruan nga ana e vetë Çimentores USJE AD Shkup, ishin ato dru të rinj Cupresociperis Leilandi me lartësi 2m. dhe të njëjtët i dhuroi punonjësve të vet me rastin e mbjelljes së tyre.

Qëllimi i Kompanisë me këtë lloj aktiviteti është që të forcon simbolikën e ceremonisë dhe të kësaj ngjarje dhe njëkohësisht të jep një kontribut më të madh në përmirësimin e mjedisit jetësor.