USJE me dhuratat e të vitit për më të vegjlit

Në pritje të festës të Vitit Të Ri, Fabrika e Çimentos USJE SHA Shkup në kuadër të aktiviteteve për përgjegjësi sociale ka siguruar disa dhurata për fëmijët.

Më datë 23.12.2010, përfaqësuesit  e kompanisë së bashku me drejtorin ekzekutiv vizituan çerdhen për fëmijë Veseli Cvetovi – Mimoza në komunën e Kisella Vodës ku dhuruan  pajisje për këndin e lojrave. Pajisja përfshin rekuizita siç janë shtëpi për fëmijë, tobogan, tavolina dhe karrige, luhatëse dhe lodra tjera.
Fëmijët më kënaqësi kanë pritur lodrat ndërsa për mysafirët kishin përgatitur shfaqe interesante.



Më 31.12.2010, Fabrika e Çimentos USJE SHA Shkup shtroi drekë solemne me rastin e Vitit Të Ri për fëmijët e Jetimores “11 Tetor” në Shkup. Rreth 60 fëmijë të strehuar në këtë Shtëpi kanë pasur mundësinë të njoftohen dhe bisedojnë me punonjësit e USJE-s të cilët u dhuruan  drekë për të festuar dhe zbukuruar pritjen e Vitit Të Ri.