Çimentorja USJE SH.A. dha bursa për studime postdiplomike të Menaxhmentit dhe biznes administratës

Ky program i Çimentores USJE SH.A. u mundëson bursistëve të fitojnë dituri përparimtare profesionale nga fusha e Menaxhmentit dhe biznes administratës (MBA) në fakultetin prestigjioz “Alba” në Athinë.


Mençe Ivanovska dhe Zllatko Smugreski janë fituesit e bursave për studime postdiplomike të MBA -së për këtë vit, të cilat i jep Çimentorja USJE SH.A Universitetit “Alba” në Athinë. Me bursat, fituesit e tyre japin mundësi që të fitojnë dituri dhe aftësi profesionale në këtë fakultet prestigjioz i cili është specializuar për studime postdiplomike nga Menaxhment dhe biznes administratës.

Bursistët Ivanovska dhe Smugreski thonë se kjo për tyre është një shans i shkëlqyeshëm që ta vazhdojnë edukimin.

„Të edukohesh në një institucion edukimi aq të njohur, siç është fakulteti ALBA, është mundësi e shkëlqyeshme për fitimin e diturive të reja dhe për përmirësimin e aftësive në një ambient me konkurrencë të lartë. Renomeja e ALBA-s është një sfidë e madhe për ne, kurse bursa do të na mundësojë të vazhdojmë të investojmë në aftësitë tanë”, thonë bursistët për këtë vit.   

Kjo është gjenerata e katërt e postdiplomuesve të cilët do ta vazhdojnë edukimin në këtë fakultet me bursën e dhënë nga Çimentorja USJE SH.A. Dhënia e bursave për studentët e diplomuar është një nga programet e Çimentores USJE  SH.A. për përkrahje dhe promovim të  edukimit në vend.