Ora Ekologjike

Me qëllimin e ngritjes së vetëdijes të popullatës së re për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit jetësor, Çimentorja USJE SH. A. Shkup, në sajë të projektit “Partnerë të shkollave”, ka filluar trajnimin ekologjik në shkollat fillore të territorit të komunës së Kisella Vodës.

Aktivitetet kanë filluar me orën ekologjike në SH. F. “Kuzman Shapkarev” në të cilën para nxënësve të klasës së katërt u prezantuan shembuj pozitiv dhe aktivitete për trajtimin e mbeturinave (separimi dhe riciklimi), si dhe kursimin e energjisë dhe ujit të cilën mund ta praktikojnë vetë ata.


Mesazhet u përcjellën në mënyrë të thjeshtë me anë të një prezantimi të shkurtër, ndërsa nxënësit me kënaqësi pranuan të vizatojnë në letra të papërdorur nga thasët e çimentos. Vizatimet dhe vepra të tjera kreative të dizajnuara gjatë orës ekologjike, do të ekspozohen në shkollë duke përcjellur mesazhet për një ambient më të shëndoshë, shokëve të shkollës.

Çimentorja Usje A.D.-SHKUP të gjithë nxënësve pjesmarës  në orën ekologjike u prezantoi libra me natyrën, si kujtesë se të gjithë ne jemi përgjegjës për mjedisin ku jetojmë.