Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE Shkup ka ndërtuar një ambulancë të re për nevojat e kompanisë dhe punonjësit e saj

Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE Shkup ka ndërtuar një ambulancë të re për nevojat e kompanisë dhe punonjësit e saj
Një ambulancë tërësisht e re në cepin e kompanisë Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE sot filloi me punë

15.07.2010
Për kompaninë Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE, shëndeti dhe siguria gjatë punës paraqesin pjesë përbërëse të punës dhe politikës sociale. Kujdesi për punonjësit e saj çdoherë ka qenë prioritet kryesor për USJE.

Për këtë arsye, USJE ndërtoi një ambulancë tërësisht të re në sajë të kompanisë së saj, e cila, përveç kontrollimeve të rregullta shëndetësore të punonjësve, ofron edhe kujdes shëndetësor për punonjësit para dhe pas orarit të punës.

Ambulanca e re ofron kushte më të mira higjienike dhe sanitare si dhe qasje më të lehtë për gjithë punonjësit dhe pacientët tjerë.
Fabrika e Çimentos Sh.A. USJE do të vazhdojë të kujdeset për shëndetin e punonjësve të saj dhe familjet e tyre.