Kontrolli material i Përgjegjësisë koorporative shoqërore në Çimentore USJE

17.02.2009, Shkup.  Titan Çimentorja USJE SHA - Shkup ka organizuar dhe ishte nikoqir në një punëtori për Përgjegjësinë koorporative shoqërore gjatë periudhës 17-18 Shkurt. Punëtoria e kishte udhëhequr kompania profesionale ndërkombëtare revizore Det Norske Veritas (DNV) Ltd., kurse pjesëmarrësit ishin krerët e lart të kompanive të Titanit në Serbi dhe Bullgari, si edhe të Centralit të Grupacionit nga Athina.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtori ishte lehtësimi i procesit të pavarësisë, sigurisë dhe kontrollit të politikave, praktikave dhe procedurave shoqërore dhe ato ekologjike të shoqëruara nga fabrikat TITAN në Evropë Juglindore në pajtim me standardeve ndërkombëtare dhe ato evropiane. Përveç asaj, punëtoria kishte për qëllim që t’ u japë mundësi pjesëmarrësve që të diskutojnë dhe t’ i analizojnë praktikat më të mira dhe t’ i identifikojnë prioritetet dhe mundësitë për përmirësimin material në të gjitha nivelet. 

Grupacioni TITAN, me qëllim ta demonstrojë kushtëzimin ndaj Përgjegjësisë  koorporative shoqërore, dy vjet me radhë parashtrohet në kontroll të pavarur të raportit „CSR“ duke u bazuar në parimet e nismës për raportin global, të cilat janë të miratuara me nismën e  Marrëveshjes Globale e KB-së. Pas mbarimit të punëtorisë më 19 Shkurt, Det Norske Veritas realizoi revizion të pavarur në fabrikën USJE për t’ i kontrollojë rezultatet e politikës së saj „CSR“. 

Duhet të theksohet se publikimi i raportit „CSR“, miratimi i udhëzimeve të përshtatshme të  raportit „CSR“  dhe kontrolli i raportit „CSR“ realizohen në bazë vullnetare nga ana e Kompanisë.

TITAN tash e ka arritur nivelin më të lart të sigurisë i shënuar me А+  për çdo raport „CSR“ për vitin 2007, që është i pranuar edhe nga kompanitë udhëheqëse në nivelin global si edhe në nivelin e sektorit të çimentos.

Duke përfshirë kontrollin e raportit të saj „CSR“ në agjendën e saj, TITAN Çimentorja USJE SHA-Shkup u bëri kompani e posaçme dhe unike në rajon si edhe një shembull për praktikat më të mira mes liderëve industrial botëror.