Studim për biodiversitet në liqenet artificiale në Sh. A. Fabrikën e Çimentos USJE Shkup

Të udhëhequr nga politika e grupit TITAN për përgjegjësi ndaj mjedisit jetësor, Sh.A. Fabrika e Çimentos USJE Shkup, në qershor të vitit 2010 filloi me përpilimin e një Studimi për Biodiversitetin në akumulimet artificiale të ujitë – liqenet perbrenda rrethines se fabrikes.
Liqenet në rrethinën e fabrikës janë krijuar me grumbullimin e ujërave atmosferike dhe sipërfaqësore nëpër zonat në të cilat eksploatimi i argjilit ka perfunduar prej para 30 viteve.
Procesi natyrore I popullimit me lloje bimore dhe shtazore si dhe me deponimin e peshqeve I bere para shume vitesh nga ana e peshkatareve te punesuar ne USJE na solli deri aty ku keta ujera I plotesojne karakteristikat e liqeneve artificiale.
Liqenet nuk shërbejnë si derdhje për ujërat e zeza dhe nuk përdoren në procesin primar të prodhimtarisë. Roli i tyre kryesor është pasurimi i sipërfaqes përreth Fabrikës së Çimentos.
Qëllimi i Studimit për Biodiversitetin ka qenë të përcaktohen cilësia e ujit dhe llojet ekzistuese të florës dhe faunës brenda liqeneve dhe në rrethinën më të afërt. Hulumtimet e hollësishme të zbatuar gjatë përpilimit të Studimit tregojnë që në këto liqene nuk takohen lloje të rrezikuara në bimëve dhe shtazëve dhe aktivitetet e USJE-s nuk ndikojnë mbi procesin natyror të eutrofikimit – procesi i pasurimit të ujërave me lëndë ushqyese, i cili është karakteristik për ujëra të tilla sipërfaqësor të palëvizshëm.     
Që të ngadalësohet procesi i eutrofikimit, Studimi propozon disa masa për përmirësimin e cilësisë së ujit me të cilat në mënyrë të drejtë ndikohet mbi ruajtjen e llojllojshmërisë biologjike në liqenet.
Qëndrimi i ekspertëve të cilët kanë marrë pjesë në përpilimin e Studimit është që inicimi i një projekti i tillë nga ana e industrisë është aktivitet i parë në shtetin tonë dhe paraqet një vërtetim për përpjekjet që bënë Sh.A. Fabrika e Çimentos USJE Shkup për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor.