Menaxhimi i kontraktuesve

Për Fabrikën e Çimentos USJE SH. A. Shkup, si pjesë e grupacionit TITAN, sigurimi i punonjësve gjatë punës si dhe siguria e gjithë palëve të përfshira në proceset punuese të Kopanisë paraqet një prej prioritetet më kryesore.

Në këtë drejtim, më 4 shkurt 2011, Fabrika e Çimentos USJE SH. A Shkup ka organizuar një prezantim për Sistemin e Menaxhimit me Kontraktues në të cilën kanë marrë pjesë rreth 150 përfaqësues të kompanive bashkëpunëtore të USJE-s.

Qëllimi i prezantimit ka qenë promovimi dhe fillimi zyrtar me implementimin e një sistemit të ri, të organizuar dhe gjithëpërfshirës për menaxhim me kontraktues, në aspekt të sigurisë gjatë punës.

Shtytës i vetëm gjatë përpilimit të sistemit në tërësi ka qenë ngritja e vetëdijes së kontraktuesve tonë për sigurinë gjatë punës si dhe eliminimin e gjithë rreziqeve potenciale, të cilat do të vendosnin në rrezik sigurinë e njerëzve të angazhuar për çfarëdo aktiviteti në hapësirën e punës së Kompanisë.
Fabrika e Çimentos USJE SH. A Shkup do të vazhdojë përkushtimin për zgjerimin e vlerave të saja, njohurive, eksperiencës dhe ekspertizës në drejtim të implementimit të politikës sonë koorporative për sigurimin e rrethinës së përshtatshme dhe të sigurt të punës për gjithë punonjësit tanë direkt dhe indirekt.