Titan për të katërtën herë pjesë e akcionit “Dita e drurit – mbjellë ardhmërinë tënde”


Të punësuarit e kompanisë dhe përfaqësuesit e ekipit menaxherial, mbollën fidane në lokacionet TRI KRUSHI në Dracevë  dhe donuan e mbollën mbi 50 fidane në oborrin e Shkollës fillorë Kuzman Josifovski Pitu në komunën Kisela Vodë, ku edhe plotësisht realizuan  regullimin hortikulturor.

13.11.2009 – Shkup. edhe këtë vit  Cementa Usje Titan është pjesë e  akcionit të madh“Dita e drurit – mbjellë ardhmërinë  tënde. Mbi 100 të punësuar nga kompanija së bashku me ekipin menaxherial, përfaqësues të komunës Kisela Voda dhe banorët lokal, mbollën qindra fidane, duke ju bashkangjitur kësaj iniciative qëllimi përfundimtar I së cilës është ngritja e vetëdijes ekologjike dhe mbrojtja e mjedisit jetësor.
 


Menaxhmenti I kompanisë së bashku me të punësuarit  mbollën disa qindra fidane në  vendin „Тri Krushi” lagjen Draçevë, në komunën Kisela Vodë. Fidanet janë të siguruara nga shteti, në kërkesë të komunës Kisela Vodë. Cementara Usje – Titan me të punsuarit dhe mekanizmat e saj ndihmoi në përgaditjen e terenit. Akcioni vazhdoi në oborrin  e shkollës fillore “Kuzman Josifovski Pitu”, ku kompanija donoi më shumë se 50 fidane,dhe e realizojë plotësisht rregullimin hortikulturor në oborrin e shkollës.



Projektet ekologjike janë tradicion dhe pjesë e kulturës korporative të Cementarës Usje Titan dhe  për atë me kënaqësi edhe këtë vitë për të katërtën herë marrim pjesë në këtë mision falemnderues. Disa herë deri më tani Cementara Usje – Titan me sukses ka realizuar akcione për mbjelljen e drujve në bashkëpunim me banorët lokalë dhe komunën e Kisela Vodës. Vazhdojmë edhe më tutje për të punuar në avancimin dhe ruajtjen e mjedisit tha Antoni Nikolopulos – Drejtori Ekzekutiv I Cementarës Usje Sh.A.

Edhe pas përfundimit të akcionit “Dita e drurit – mbjellë ardhmërin tënde” Cementara Usje – Titan sëbashku me komunën Kisela Vodë vazhdon me aktivitetet e numërta ekologjike. Deri në fund të nëntorit në këtë akcion do të mbillen edhe disa qindra fidane shtesë në tetë shkolla fillore dhe komuna. Përveç kësaj Cementara Usje – Titane do të donon dhe mbjellë për çerdhen “Veseli Cvetovi“ .

 

Secilin vit në iniciativë të kompanisë do të realizohen projekte hortikulturale të fidaneve të reja,luleve dhe rregullimin e pjesëve të gjelbërta të institucioneve edukative dhe hapësirave publike për relaksim dhe zbavitje.