Mirënjohje për USJE-n nga Grupacioni Titan për përmirësimin e sigurisë gjatë punës

“Mirënjohja për Përmirësimin e Sigurisë gjatë punës në Grupacionin Titan” e cila i jepet cdo vitë një antari të  Grupacionit, për  përmirësimin e sigurisë  në bazë të kritereve dhe treguesve të paracaktuara.

Këshilli për sigurinë dhe shëndetit në punë  të Grupacionit TITAN morri vendim këtë vit ti ndajë mirënjohje Sh.A. Çimentorja USJE- Shkup për përmirësimin e dukshëm dhe rezultateve nga sfera e sigurimit dhe shëndetit gjatë punës në vitin 2009.

Në Konferencën e Grupacionit Titanit mbi sigurinë dhe shëndetit  për  Europën Juglindore dhe Mediteranin lindor që u mbajt më datën 25 Maj të vitit 2010 në Athinë, Drejtuesi I Titanit, z.Dimitris Papaleksopulos ia ndau shpërblimin Drejtorit Ekzekutiv të USJE-s, z.Antonios Nikolopulos.

Ky çmim  përfaqëson mirënjohje për  përpjekjet që Çimentorja SH.A. USJE-Shkup e ka dhënë në vitet e kaluara me qëllim që të përmirësoj sigurinë në vendin e punës. Si organizatë që vazhdimisht  mëson dhe për të cilën siguria dhe shëndeti përfaqëson vlerë themelore, jemi të fokusuar në përmirësimin të vazhdueshëm të sigurisë dhe shëndetit dhe vendosjen e praktikave më të mira në vitet në vijim për arritjen e qëllimit tonë “Zero aksident”. Kjo mirënjohje për përmirësimin e sigurisë nga Grupacioni TITAN për Usje përfaqëson motivim shtesë për ndërgjegjsimin e metejshëm të vetëdijes dhe kulturës për siguri në punë për të gjithë palët e interesuara.