Ditë Familjare Jeshile e Dytë

Më 13 nëntor 2010, Fabrika e Çimentos USJE sh.a. ka organizuar “Ditë Familjare Jeshile” e dytë për punonjësit e saj dhe familjet e tyre.
Kjo ditë familjare jeshile nën moton “Bashkë për Natyrën” ka për qëllim të ngrit vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit jetësor tek punonjësit tanë dhe familjet e tyre duke mbjellë fidanë druri në vendin e minierës për të kthyer gjendjen paraprake të viseve në të cilat janë mbaruar aktivitetet tona dhe përforcimin e frymës ekipore.


Rreth 180 persona, të punësuar në USJE bashkë me familjet e tyre, si dhe banorët lokal të lagjes USJE, kanë mbjellë rreth 2.750 fidanë druri, mes të cilave bagremë dhe drunj gjethembajtës të llojit thuja columnaris dhe juniperus shyrocket.
Fëmijët më të vegjël kanë pasur mundësinë të kalojnë çaste të bukura duke luajtur në terrenin për fëmijë të vendosur nën ombrellat e gjera.
Pas aksionit për mbjellje, vijonte drekë, gjatë të cilës të gjithë personat prezent kanë pasur mundësi të kalojnë më shumë kohë bashkë dhe të njoftohen njëri me tjetrin. 
USJE ka për qëllim të bëjë këtë aksion në traditë e cila do të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe bio-diverzitetit, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve me komunat rreth fabrikës.