Fabrika e çimentos USJE SHA Shkup ndau bursë për studime pasuniversitare në MBA

Andriana Shandevska është fituesi e sivjetshëm i bursës për studime pasuniversitare në MBA, në Fakultetin e Biznesit ALBA në Athinë, e cila ndahet çdo vit nga ana e Fabrikës së çimentos USJE SHA Shkup. Nëpërmjet bursës, fituesit të sivjetshëm i jepet mundësia të fitoj njohuri dhe aftësi profesionale në këtë fakultet prestigjioz, i cili është i specializuar për studime pasuniversitare të menaxhimit dhe administratës së biznesit.

Bursistja Andriana Shandevska thotë se kjo bursë për të paraqet shansë jetësore për të fituar njohuri përkatëse në sferën e menaxhimit dhe administratës së biznesit, me të cilat do t’i avancoj aftësitë individuale dhe do ta trasoj rrugën e karrierës së tij.
 
Deri më tani 13 studentë të studimeve pasuniversitare e vazhduan arsimin e tyre në këtë fakultet me renome, me ndihmë të bursave të Fabrikës së çimentos USJE SHA Shkup.
Programi i sivjetshëm për ndarjen e bursave MBA për studime pasuniversitare është një nga programet e Fabrikës së çimentos USJE SHA Shkup për përkrahje dhe avancim të arsimit në vend.