Kamp Verorë për Fëmijë me nevoja të posacme

Gjatë kampit edukativ dhe sportiv  verorë fëmijët me pengesa te dëgjueshmërisë kan mundësi për argëtim dhe shoqërim  shtesë, por edhe edukim  shtesë. Këtë vitë fëmijëve nga Maqedonia ju bashkangjitën dhe fëmijë me aftësi të kufizuara  nga R. e Sllovenisë.

Qendra për edukim dhe rehabilitim “Partenie Zografski”  e organizoji Kampin veror eduativ dhe sportiv për fëmijë me aftësi të kufizuara. Në kuadër të Kampit  veror edukativ dhe sportiv fëmijët me aftësi  të kufizuara nga  Qendra për edukim dhe rehabilitim “Partenie Zografski” do të kenë mundësi të shoqërohen edhe pas mbarimit të vitit shkollorë.
Këtë vit përvec fëmijëve nga Maqedonia në Kampin verorë edukativ dhe sportive do t’iu bashkangjiten edhe fëmijët me aftësi të kufizuara nga R. e Sllovenisë, me cka kampi mori karakterë internacional. 

Qëllimi I këtij kampi është që fëmijëve me dëgjueshmëri të dëmtuar t’iu mundësoj edukim argëtim, shoqërim dhe sport  gjatë verës. Fëmijët gjatë vitit janë të vendosur në internat në Qendrën për edukim dhe rehabilitim “Partenie Zografski”, mirëpo gjatë verës një pjesë e tyre shumë rëndë adaptohen në rrethin nga ata vijnë sepse jo rrallë ata janë të përbuzur dhe asocializuar. Për këtë shkak nëpërmjet këtij Kampi veror edukativ dhe sportive  ne mundohemi t’iu mundësojm përmbajtje shtesë këtyre fëmijëve “thotë Milislav Jovanovski mësues në Qendrën për edukim dhe rehabilitim “Partenie Zografski”.

Në kuadër të planit veror edukativ fëmijët me dëgjueshmëri të dëmtuar kanë mundësi të shoqërohen dhe ti përmirësojnë aftësit e tyre komunikuese. Njëkohësisht ata nëpërmjet edukimit krijojnë vlera morale dhe kulturore të sjelljes.

Organizimi dhe realizimi I Kampit veror edukativ dhe sportive është I ndihmuar edhe nga Titan Cementara Usje e cila është partner shumë vjecar I Qendrës për edukim dhe rehabilitim “Partenie Zografski”. Si rezultat në kuadër të përkatësimit afatëgjatë për përkrahjen e projektit edukativ Titan Cementara Usje gjatë vitit shkollorë ju mundëson punë praktike në kuadër të kompanisë me cka nxënësit e kësaj shkolle fitojnë mundësin për përkryerjen e aftësive teknike dhe punimin në makina.

Kampi veror edukativ dhe sportive zgjati 10 ditë, prej 15 – 25 qerëshorë, dhe mbahet për të katërtën herë.